GENOA NËNSHKRUAN ME ANNALISA
Annalisa është ylli italian i muzikës së momentit. Çdo këngë e saj bëhet shpejt hiti i momentit dhe bën çdo italian e dashamirës të muzikës të kërcejë e të këndojë. Përherë në krye të renditjes, Annalisa, me origjinë nga Savona, u zgjodh si imazh për fushatën e re të biletave të Genoa. Jo ajo personalisht, por kënga e saj Bellissima. Në fakt, refrenin e këngës së famshme e ka marrë edhe ultrasit gjenovezë gjatë sezonit që sapo ka përfunduar për të inkurajuar skuadrën.VIDEO E FUSHATËS SË ABONIMEVE
Gjetja e marketingut e Genoa po gëzon sukses të madh mes tifozëve. Video me pamjet e qytetit, skuadrës, fanellës, stadiumit, lojtarëve të shoqëruar nga shënimet dhe fjalët e këngës Bellissima të Annalisa, u bë virale në rrjetet sociale. Ajo nisi të qarkullojë jo vetëm mes kuqebluve por edhe mes fansave të këngëtares. Një homazh nga një ekip historik për yllin e popit që dominon klasifikimet italiane. Kuqeblutë shpresojnë që Annalisa t'i sjellë fat dhe suksesi i saj të transmetohet edhe në ekip.?? bellissimA: campagna abbonamenti 2023/2024 ??
— Genoa CFC (@GenoaCFC) July 6, 2023
? Dal 7 Luglio al via la campagna abbonamenti: per info, prezzi e modalità visita https://t.co/bvuB6x9AMk pic.twitter.com/PMhzaucXcv