Milinkovic Savic është shumë afër transferimit në Arabinë Saudite, duke lënë me “gisht në gojë” Juventus. Serbi, i cili ka qenë gjithmonë në vëmendjen e bardhezinjve, në fakt, ka pranuar ofertën e Al Hilal. Klubi saudit ka lëvizur me një blic të vërtetë: 20 milionë pagë vjetore për tre sezone. Për kartonin e lojtarit, arabët vendosën në tavolinë shumën e dëshiruar nga presidenti i Lazios, Claudio Lotito. Ekzaktësisht 40 milionë euro, një shifër dukshëm e lartë për një lojtar të cilit kontrata i skadon brenda një viti.
Milinkovic priti deri në fund një ofertë nga Juventus që mundi të bindte pronarin bardhekaltër për ta shitur atë në Torino. Bardhezinjtë ishin zgjedhja e tij e parë për të filluar një kapitull të ri në karrierë. Pamundësia e Juventus për të përshpejtuar dhe oferta monstruoze që erdhi nga Arabia e bëri situatën të ndryshonte.
Lexo më tej: Fiksohet takimi për Milinkovic: në tavolinë edhe Rovella e Pellegrini
Pas një nate reflektimi Milinkovic ka pranuar të transferohet në Al Hilal. Tani, duke përjashtuar ndryshimet e bujshme, pritet vetëm përgjigja e Lotito. Nëse, siç filtron, Lazio pranon ofertën e paraqitur – 40 milionë për transferimin e serbit – marrëveshja do të mbyllet në një kohë shumë të shkurtër.