Flash

Onana, pagesë rekord te Manchester United: çështje orësh oferta zyrtare për Inter

Lapsi.al 10 July 2023
Onana, pagesë rekord te Manchester United: çështje orësh

Manchester United shtrëngon kohët për André Onana. Pas lamtumirës me David De Gea, e bërë zyrtare të shtunën, kamerunasi është objektivi numër një i Djajve të Kuq. Ten Hag insiston ta përqafojë sërish portierin pas aventurës te Ajax. E kështu anglezët kanë nisur të lëvizin konkretisht. Në realitet, kanë kaluar javë, por tani ka ardhur momenti vendimtar i negociatave.

Paraditen e sotme u organizua një takim mes stafit të numrit një zikaltër dhe Manchester United. Detajet e fundit në lidhje me kontratën për Onana tashmë janë depozituar. 26-vjeçari do fitojë në Old Trafford 7 milionë euro në sezon, në një kontratë 5 vjeçare. Pritet vetëm oferta formale nga United në Viale della Liberazione.

Lexo më tej: André Onana përshëndet Milanon e Inter: akordi në detaje me Manchester United

Dëshira e Marotta është që ajo t'i afrohet 55-60 milionë eurove të kërkuara që në fillim. Do të ishte një fitim kapital rekord, pas mbërritjes së tij në Milano me parametër zero. Më pas një pjesë e madhe e shumës do të investohet sërish për të rikthyer Romelu Lukaku në Appiano Gentile.

Onana ka qenë gjithmonë zgjedhja e parë e ten Hag për portën, pasi u largua De Gea. Tekniku ka një raport të fortë me kamerunasin, që nga kohët te Ajax. Inter, edhe për arsye buxheti, e ka konsideruar gjithmonë portierin të sakrifikueshëm, duke qenë se ai mbërriti falas në Milano verën e kaluar. Kështu, një fitim kapitali i rëndësishëm për ta lënë të shpëtojë, por pa e zvogëluar vlerën e André Onana.

Të këshilluara

ide

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI