Flash

Video/ Bowen çon në ekstazë West Ham: dorëzohet në të 90' Fiorentina, Hammers fitojnë Conference League

Lapsi.al 7 June 2023
Video/ Bowen çon në ekstazë West Ham: dorëzohet në

West Ham mposhti 2-1 Fiorentinën në finalen e Conference League në Pragë dhe ngriti kupën në qiell. Zhgënjimi i dytë për skuadrën e drejtuar nga Vincenzo Italiano, pas eliminimit në finalen e Kupës së Italisë. Italianët duhet të dorëzohen edhe ndaj Hammers, që i kthehen sukseseve në Europë pas 24 vitesh. Goli i Bowen në minutën e 90' e çoi Fiorentinën në ferr dhe anglezët në parajsë. Bonaventura (67') kishte barazuar për momentin rezultatin, pas epërsisë së Benrahma me penallti (62'), por befasia erdhi në fund.

Nga Twente në West Ham, nga 18 gushti 2022 deri më 7 qershor 2023, duke kaluar nëpërmjet Riga, Basaksehir, Hearts, Braga, Sivasspor dhe Basel. Një rrugëtim 10-mujor, 17 ndeshje për të ndjekur një ëndërr. E cila fatkeqësisht për italianët përfundoi pak centimetra nga finishi. Një gol i Bowen në fillimin e minutave shtesë i dërgoi toskanët në ferr.

Lexo më tej: Video/ Sevilla, mrekullia e 7 në Europa League vjen me penallti: Mancini ‘djeg’ Romën, autogol e penallti e gabuar

Një kundërsulm vetëtimë, nga ata që i lënduan në shpirt të besuarit e Vincenzo Italiano. Fiorentina ishte gati për sulmet e fundit për të shmangur kohën shtesë, dhe që të çekuilibruar, pësuan befasinë. Ata që festojnë janë anglezët e Moyes, futbolli i të cilëve ishte çdo gjë tjetër veçse imponues në Pragë. West Ham u tregua i aftë të përfituar nga lapsuset e Fiorentinës, që duket se i bëri keq vetes: fillimisht me penalltinë dhe më pas me shumë hapësirë për anglezët në minutën e '90. E 24 vjet më vonë West Ham sjell një trofe në shtëpi, me Fiorentinën sërish me gojë të tharë dhe shumë hidhërim.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI