Flash

Igli Tare i bën "dalje" Milinkovic nga Lazio: "Mund të ndodhë gjithçka, edhe të shitet"

Lapsi.al 23 May 2023
Igli Tare i bën "dalje" Milinkovic nga Lazio: "Mund të

E ardhmja e Sergej Milinkoviç-Savic mund të jetë larg Lazios. Në çdo seancë merkatoje mesfushori serb afrohet rregullisht me emrat e mëdhenj të Italisë dhe Europës. E këtë herë, fjalët e drejtorit sportiv Igli Tare sugjerojnë se aventura e tij në kryeqytet mund të marrë fund: “Mendoj se për të mirën e të gjithëve, do të ulemi në tryezë për ta sqaruar këtë gjë - tha Tare për Sky Sport -. Ai ka një lidhje shumë të fortë me Lazion, ka vlerësim dhe dashuri për klubin dhe trajnerin. Mund të ndodhë gjithçka, edhe që të shitet te një tjetër klub në fund të sezonit”.

Kontrata e Milinkovic skadon më 30 qershor 2024. E pavarësisht disa përpjekjeve të ndrojtura nga bardhekaltrit, negociatat për zgjatjen nuk u ngritën kurrë. Kështu, alternativat janë vetëm dy. Palët të shkojnë deri në fund të kontratës dhe serbi të largohet me parametër zero pas një viti. E dyta, të dëgjohen ofertat e të bëhet shitja në verë.

Ofertat mund të vijnë nga Premier League, por edhe nga Serie A. Manchester United ka kohë që është fokusuar te Milinkovic. Madje edhe Arsenal e Neëcastle janë të interesuar. Të gjitha skuadra që, duke përjashtuar befasitë, do të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm. E që mund të garantojnë shuma të mëdha si për lojtarin ashtu edhe për Lazion.

Megjithatë, duhet konsideruar se përfundimi i afërt i kontratës po ul në mënyrë të pashmangshme vlerën e çmimit të tij. Kështu 40 milionët që Lotito kërkonte deri vonë mund të jenë bërë 25-30, një shifër që do t'i hapte dyert edhe klubeve të mëdhenj të Serie A. Më vigjilenti është gjithmonë Juventus, që e ndjek prej vitesh. Bardhezinjtë sipas të gjitha gjasave nuk do të luajnë në Europë sezonin e ardhshëm. E, sidoqoftë, për momentin duhet të mendojë fillimisht mbylljen e llogarive me drejtësinë sportive.

Në të kaluarën Milinkovic ka qenë gjithashtu në shënjestër të Milan. Klubi e pëlqen dhe Stefano Pioli e sheh mirë në rolin e mesfushorit sulmues në 4-2-3-1 e tij. Serbi do të merrte pozicionin që kishte qenë i Kessié në vitin e titullit. Natyrisht, edhe në rastin e kuqezinjve, shumë do të varet nga pozicioni i tyre në fund të sezonit. Që do të thotë nëse do të marrin pjesë apo jo në Champions.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI