ARRESTIMET
Katër personat, të arrestuar në kryeqytetin spanjoll, për manekinin e varur po akuzohen për një "krim urrejtjeje". Një kategori kriminale që përfshin vepra raciste në Spanjë, sqaroi policia në një njoftim për shtyp. Tre prej tyre janë "anëtarë aktivë të një grupi ultra tifozësh të një klubi madrilen", shkruhet aty. Manekina e veshur me fanellën e Vinicius Junior u gjet e varur më 26 janar, ditën kur Real Madrid mposhti 3-1 Atletico Madrid në çerekfinalen e Kupës së Mbretit. Poshtë saj ishte një pankartë ku shkruhej "Madridi e urren Realin". Reali kishte denoncuar një “akt racist e ksenofob keqdashës dhe të neveritshëm” ndaj 22-vjeçarit. Brazilini ishte edhe objektivi i ofendimeve raciste të dielën në Mestalla në ndeshjen kundër Valencia. Çështja Vinicius ka tronditur rëndë Spanjën dhe botën e futbollit në përgjithësi. Gazeta ‘Marca’ ishte e ashpër në faqen e parë: “Nuk mjafton të mos jesh racist, duhet të jemi antiracist”.RIO DE JANEIRO ERRËSOI STATUJËN E KRISHTIT NË SHENJË SOLIDARITETI
Krishti Shëlbyes, statuja monumentale që qëndron në kodrën Corcovado, simbol i Rio de Zhaneiros, u errësua të hënën në mbrëmje për një orë në solidaritet me Vinícius Junior. Dritat që ndriçojnë statujën 709 metra të Krishtit të famshëm me krahë hapur u fikën në orën 18:00 me orën lokale. Monumenti u la në errësirë deri në orën 19:00 me orën lokale. Vinicius tha se ishte prekur nga akti i mbështetjes në një mesazh që postoi në rrjetet e tij sociale. "E zezë dhe imponuese. Krishti Shëlbyes ishte pikërisht i tillë. Një akt solidariteti që më emocionon. Por mbi të gjitha dua të frymëzoj dhe të sjell më shumë dritë në luftën tonë", ka shkruar futbollisti brazilian.Preto e imponente. O Cristo Redentor ficou assim há pouco. Uma ação de solidariedade que me emociona. Mas quero, sobretudo, inspirar e trazer mais luz à nossa luta. Agradeço demais toda a corrente de carinho e apoio que recebi nos últimos meses. Tanto no Brasil quanto mundo… pic.twitter.com/zVBcD4eF8k
— Vini Jr. (@vinijr) May 22, 2023