Flash

Video/ Juventus shembet në Empoli pas dënimit të ri: tani Champions është një mirazh

Lapsi.al 22 May 2023
Video/ Juventus shembet në Empoli pas dënimit të ri: tani

Në ndeshjen e fundit të javës së 36 të Serie A, Juventus u shemb 4-1 në Empoli. E, pas dënimit me -10 pikë, kjo disfatë i bën bardhezinjtë ta shohin kualifikimin në Champions League një mirazh. Të dielën është sfida direkt me Milan, që mund të administrojë një epërsi prej 5 pikësh me dy ndeshje nga fundi. Bardhezinjtë e nisën mirë dhe i vendosën në vështirëi toskanët për një çerek ore. Traversa me kokë e Milik (13') ishte mundësia më e mirë për miqtë. Nga një hero i mundshëm, polaku u kthye në një protagonist negativ kur në minutën e 17' pengoi Cambiaghi në zonë. Nga penalltia Caputo nuk gaboi dhe Empoli kaloi në avantazh. Kaluan vetëm tre minuta dhe në minutën e 21' Luperto dyfishoi duke devijuar pranë portës, pasi Szczesny bëri mrekullinë ndaj Akpa Akpro. Në fillim të pjesës së dytë, Caputo gjeti trisin dhe dygolëshin personal pas një topi të humbur nga Alex Sandro. Në minutën e 85' Chiesa befasoi Vicario duke shënuar golin e flamurit. Në minutën e 92, megjithatë, Empoli mbylli llogaritë me Piccoli, që kompletoi pokerin.

Me kokat e rënduara nga eliminimi i së enjtes në gjysmëfinale të Ligës së Evropës dhe nga penaliteti -10 pikë, i shpallur sonte, pak minuta nga fillimi, Juventusi rrëzohet në Castellani 4-1. Bardhezinjtë brenda dy orëve kalojnë nga vendi i dytë në të shtatin në renditje. Një goditje e tmerrshme për teknikun Allegri dhe të gjithë njerëzit e Juventus. Bardhezinjtë duhet të mposhtin Milan të dielën për të ushqyer shansin e tyre të mbetur për zonën Champions. E mundur? Mënyra e vetme është të ofrohet një performancë e ndryshme nga ajo në Toskanë, ku Zonja ishte e brishtë, e frikësuar dhe jokonkluzive. Përballë një Empoli të përmbushur falë shpëtimit të hershëm, ishte e arsyeshme të pritej një Juventus i zemëruar për shkak të "goditjes" së dyfishtë të bërë nga Sevilla dhe Gjykata Federale e Apelit. Në vend të kësaj, brenda tre minutash, Alex Sandro dhe shokët e tij u shkërmoqën nën goditjet e Caputo dhe Luperto. Reagimi ishte zero ose pothuajse. Më keq se kaq...

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI