Flash

Spalletti e Napoli thyerje totale, tekniku nuk e harron tradhëtinë e një viti më parë: tani çizmet e një vit pushim

Lapsi.al 22 May 2023
Spalletti e Napoli thyerje totale, tekniku nuk e harron tradhëtinë e

Marrëdhënia mes Napolit dhe teknikut Luciano Spalletti ka arritur në fund. Nuk do të ketë një fund të lumtur siç shpresonin të gjithë, përkundrazi. Sipas Gazzetta dello Sport, trajneri tani ka marrë vendimin e tij. Gjithçka është rezultat i një marrëdhënieje që filloi të plasaritet një vit më parë. Sjelljen e Aurelio De Laurentiis, Luciano nuk e ka tretur kurrë. Tekniku ndoshta do të marrë një vit pushimi në shtëpinë e tij në provincën e Firences për të rimbushur bateritë. I pari ishte De Laurentiis, që theksoi se "nuk dëshironte t'i priste krahët askujt", duke dhënë një antipastë të ndarjes. Spalletti u përgjigj menjëherë se atij i " mjaftojnë vetëm një palë çizme", si për të sqaruar se është gati të bëjë rrugë.

Pas heshtjes së ditëve të fundit dhe titujve në media, Spalletti dhe De Laurentiis u gjendën krah për krah para fillimit të Napoli-Inter. Shkak ishte dorëzimi i medaljes së artë të meritës nga Princi Charles i Bourbonit. Trajneri toskan u largua duke anashkaluar foton e zakonshme të ritit e më pas u thirr përsëri. Dëshira për të qenë pranë presidentit të tij ishte shumë e vogël. Në fakt, sipas gazetës rozë, Spalletti tani ka vendosur, nuk do të rinovojë dhe do të qëndrojë një vit pushim. Asnjë klub nuk qendron pas këtij vendimi. Asnjë tradhti me një emër tjetër të madh, por vetëm një marrëdhënie me ADL që nisi të konsumohej një vit më parë dhe tani ka arritur epilogun.

E gjitha lidhet me atë që ndodhi në 24 Prill 2022. Napoli humbi në Empoli 2-3 dhe rrezikoi të komprometojë garën e tyre për zonën e Champions. Sipas rikonstruksionit të La Gazzetta, De Laurentiis u tërbua dhe për një moment vendosi të shkarkojë Spallettin direkt, madje duke kontaktuar trajnerë të tjerë. Trajneri nga Certaldo nuk e priti aspak mirë, por seria e fitoreve dhe vendi i tretë qetësuan gjakrat. Një vit më vonë, Spalletti mbeti keq nga sjelljet e tjera të presidentit të tij e këtë herë nuk e fali. Për këtë arsye ai ka vendosur të mos rinovojë dhe në fund të kampionatit do të japë dorëheqjen. Pronari i të kaltërve ka nisur tashmë përzgjedhjen për pasardhësin e tij, me në krye Nagelsmann.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI