Flash

E pabesueshme te Tolouse: Nicolaisen i ka borxh shokëve e këta nuk duan të luajnë deri sa ai t'i paguajë

Lapsi.al 18 May 2023
E pabesueshme te Tolouse: Nicolaisen i ka borxh shokëve e këta nuk
Toulouse e gjen veten duke u përballur me një situatë shumë delikate në dhomën e zhveshjes. Pikërisht kështu, sepse skuadra kërcënoi se do të bojkotonte ndeshjet nëse Nicolaisen nuk i shlyente borxhet e tij. Skuadra franceze, e menaxhuar nga fondi RedBird (i njëjtë me Milan), është në një situatë të komplikuar. Nuk ka të bëjë me renditjen apo performancën. Skuadra ka fituar Coupe de France dhe është komode në mes të tabelës në kampionat. Problemi është në dhomat e zhveshjes. Danezi Rasmus Nicolaisen ka marrë shumë borxhe nga shokët e tij të skuadrës, për shkak të basteve. E tani ata nuk duan të luajnë derisa t'u kthehen paratë.

PAGESA PARADHËNIE PËR TË PAGUAR BORXHET

Sipas L'Equipe, danezi duhet t'i japë 50,000 euro Onaiëu dhe 10,000 për Birmanevich. Edhe pse presidenti i klubit Comolli i ka avancuar rrogën lojtarit për t'a ndihmuar të shlyejë borxhet, në dhomat e zhveshjes vazhdon tensioni. Nicolaisen është një përsëritës në këtë fushë. Danezi është përballur më parë me gjoba te Portsmouth në Angli për baste në 53 ndeshje. Megjithatë, futbollisti nuk është pezulluar, të paktën për momentin. Ndryshe nga shoku i tij i skuadrës Aboukhlal, i akuzuar për komente mizogjene ndaj nënkryetares së Bashkisë së Toulouse. Marokeni nuk iu bashkua edhe fushatës kundër homofobisë.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI