Flash

Video/ Teuta e përmbys me dy Vilat: Tirana humb ndeshjen dhe lojtarët, plasin polemikat me arbitrin Hamiti

Lapsi.al 6 May 2023
Video/ Teuta e përmbys me dy Vilat: Tirana humb ndeshjen dhe lojtarët,

Një ndeshje që ka shkuar më keq nuk mundej për Tiranën. Kryesuesit e kampionatit u mundën me përmbysje 2-1 nga Teuta në Niko Dovana dhe kanë tre mungesa për derbin. Në përplasjen me Partizanin, direkte për titull, bardheblutë nuk do të kenë Florent Hasanin, Ardit Hilën dhe Jocelyn Behiratche të skualifikuar. Vendimet e arbitrit Hamiti tërbojnë Tiranën, sidomos dy të verdhët për dy të parët. Shehi tani kruan kokën dhe nuk di cilët të aktivizojë në ndeshjen më vendimtare të sezonit.

Triumfon Teuta, vetëm pak ditë pasi ishte dërrmuar 3-0 në gjysëmfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Durrsakët me këtë sukses pothuaj e konsoliduan qendrimin në Superiore dhe mendojnë për kthimin në Kupë, po në shtëpi. Tirana është përmbysur 2-1 dhe tani Partizani është -2 para përplasjes direkte.

[video width="912" height="508" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/teuta-1.mp4"][/video]

Super goli i Rimal Haxhiut nuk mjafton që Shehi të dalë nga qyteti i tij me fitore. E djathta e harkuar e anësorit befasoi Qirkon në minutën e 52’. Por reagimi i skuadrës së Martinit dënoi kryeqytetasit, që u përmbysën nga golat e dy Vilave. Emiljano ndoqi aksionin në mënyrë brilante, duke mposhtur Likën me një devijim nën portën. Portieri veteran që zëvendësonte Bekajn e skualifikuar nuk mund të bënte asgjë në minutën e 63’. Në minutën e 71 pastaj ishte Lorenco që vulosi ndeshjen, duke shfrytëzuar asistin e Çyrbjas.

[video width="912" height="508" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/teuta-2.mp4"][/video]

TË COPËTUAR NË DERBI...

Tre pikë për Teutën, që shpëton veten dhe hap njëkohësisht luftën për titullin në Superiore. Tani Tirana ka vetëm dy pikë ndaj Partizanit ndjekës, me të cilin përballet në javën e ardhshme. Tërbimi i bardhebluve është i gjithi mbi menaxhimin e kartonëve nga Hamiti. Për bardheblutë ishin të shënjestruar drejt atyre që rrezikonin. E Shehi shkon në derbi pa golashënuesin më të mirë të kampionatit Florent Hasani, pa mesfushorin Hila e pa Behiratche. Nëse kartoni i kuq me VAR për mbrojtësin është i justifikuar, dy të tjerët do të bëjnë zhurmë deri në vigjilje të derbit, e ndoshta më gjatë.

[video width="912" height="508" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/05/kkuq.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI