Flash

Dhunohet një polic në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë ...

00:03

Video/ Bylis bëri lojën, Laçi golat: Nica triumfon në Ballsh, Bibo e Babatunde shohin drejt Europës

Lapsi.al 29 April 2023
Video/ Bylis bëri lojën, Laçi golat: Nica triumfon në

Fitorja e tretë në katër ndeshje për Stavri Nicën në katër ndeshje në detyrë dhe Laçi sheh përfaqësimin në Europë krejtësisht të mundur. Kurbinasit kanë dalë të fituar nga transferta me 'armiqtë' e Bylis në “Adush Muçaj”, duke u ngjitur në vendin e katërt. 2-0 me golat e Bibo dhe Babatunde, në javën e 31 të Superiores dhe 43 pikë për bardhezinjtë, që arrijnë Egnatian (një ndeshje më pak). Fundoset edhe më keq Bylis, në vendin e parafundit me 33 pikë.

Skuadra e Shensoi tentoi të diktonte ritmin dhe pati rastet më të mira në pjesën e parë. Joelison, Esquerdinha e Kaçorri humbën mundësitë e tyre, duke i dhënë mundësinë kundërshtarit. Laçi vetëm u mbrojt, duke përdorur kundërsulmin që e nxorri fitues në minutën e 30’. Bibo finalizoi një aksion të gjithin në shpejtësi të Laçit, që kondicionoi më pas pjesën e mbetur të ndeshjes.

[video width="864" height="492" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/bibo.mp4"][/video]

CINIZMI I SKUADRËS SË LAÇIT

1-0 dhe një pjesë e dytë në të cilën ballshiotët ishin në kërkim të golit, por me ngarkesën emocionale të asaj që ishte në lojë. Nica u mbrojt me Turkaj, në vend të golashënuesit Bibo. Lojtarët e Shensoit vazhduan të gabojnë mundësitë e tyre. Kaçorri mbi të gjitha kishte në këmbë shansin e golit të barazimit, por gaboi nga fare pranë. Në fund, në të njëjtën mënyrë si në pjesën e parë, kurbinasit dyfishuan. Babatunde i vetëm me portierin shënoi golin e dytë, duke vulosur fitoren, në fillimin e kohës shtesë. Nigeriani, vetëm prej 5 minutash në fushë, mund të shënonte edhe golin e tretë në të 94', por këtë herë u ndal nga Teqja.

[video width="864" height="492" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/04/babatunde-1.mp4"][/video]

Me këtë fitore Laçi ngjitet në vendin e 4 me 43 pikë, po aq sa Egnatia. Ndërsa Bylisi mbetet në vendin e 9 me 33 pikë, tre larg zonës së playout që mbahet aktualisht nga Kukësi, që duhet ende të luajë.

Të këshilluara

ide

Blendi Kajsiu: Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI