Flash

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Chelsea i beson legjendës, në pankinë kthehet Lampard: ai do të jetë “rimorkiuesi” deri në fund të sezonit

Lapsi.al 6 April 2023
Chelsea i beson legjendës, në pankinë kthehet Lampard: ai do

Frank Lampard do të jetë trajneri i ri i Chelsea deri në fund të sezonit. Siç raporton Sky Sports UK, ish-ylli i Blues, i sapo shkarkuar nga Everton, do të nënshkruajë në 24 orët e ardhshme. Lampard do të jetë rimorkiuesi i skuadrës angleze pas lamtumirës me Potter. Për ish-mesfushorin është një rikthim në pankinë, sepse ka trajnuar në Stamford Bridge deri në janar 2021. Tashmë fatet e londinezëve janë në duart e tij me teknikun që do të përpiqet të eliminojë Real Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Lampard do të mundohet gjithashtu edhe të ngushtojë diferencën në lidhje me zonën europiane (Blues janë të njëmbëdhjetët).

Përvoja e parë si trajner i ish-skuadrës së tij, nga korriku 2019 deri në janar 2021 (84 ndeshje, 44 fitore, 17 barazime dhe 23 humbje), përfundoi me shkarkim. Vendin e Lampard e mori Thomas Tuchel, që më pas fitoi Champions duke mposhtur Manchester City në Oporto. Pas largimit nga Blues, Lampard udhëhoqi Derby County në Championship dhe më pas Everton në Premier League, por edhe kjo përfundoi me shkarkimin e tij pas një viti.

Lexo më tej: “Erdhi Harry”. Potter ishte palaço i dhomave të zhveshjes së Chelsea: i kishin vënë edhe një pseudonim

Lampard do të jetë rimorkiuesi i Chelsea. Klubi, ndërkohë, vazhdon të reflektojë për emrin e menaxherit për t'u fokusuar në verë. Sipas raportimeve në Angli, favorit është Nagelsmann, i sapodalë nga eksperienca me Bayern Munich. Por me insistim në ambjentet e Blues po qarkullon edhe emri i Luis Enrique.

Të këshilluara

ide

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI