DEBATI I PABESUESHËM
“Mund të diskutojmë zgjedhjet e lojtarëve gjatë gjithë natës, më fal. Kush nuk duhet të luante? A duhet të zgjedh njëmbëdhjetëshen më të mirë dhe jo kush nuk do të luajë? Më fal, por mund të bësh pikërisht atë që dëshiron nëse je trajneri i ekipit kombëtar. Unë përfaqësoj kombëtaren, kë përfaqëson ti?”, filloi Andersson, i acaruar. Në atë moment, ideja se trajneri donte ta përçmonte atë për origjinën e tij serbe kaloi në mendjen e Djordjic: "Unë padyshim përfaqësoj Suedinë, pse nuk është kështu? Çfarë lloj pyetje është kjo atëherë? Ke ndërmend të thuash gjë tjetër“, inistoi ish-lojtari, duke e kanalizuar debatin në pista mjaft të rrezikshme. Që nga ai moment diskutimi degjeneroi, me Djordjic që akuzoi trajnerin suedez se ishte shumë agresiv. Ai iu drejtua me ton edhe për faktin se e akuzoi se përfaqëson një vend tjetër: “Nuk do ta harroj këtë përgjigje, është e shëmtuar. Është një nivel shumë i ulët që një trajner i kombëtares të thotë atë që sapo ke thënë”. Më pas prezantuesja u përpoq të qetësonte tonet, por me rezultate të dobëta. E në fund Andersson u largua duke ndërprerë befas intervistën. Jo keq për suedezët që zakonisht janë të ftohtë…?? Incredible scenes after Sweden’s 5-0 win over Azerbaijan!
— Seb Sternik (@seb_sternik) March 27, 2023
Manager Janne Andersson loses it on live TV and has a heated clash with Bojan Djordjic after the former Man United man simply questioned Jesper Karlsson’s game time!
It got personal…pic.twitter.com/XUmFr0LkLF