Flash

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Video/ Austin Fc shënon autogolin më qesharak: Tarek, i turpëruar, nuk gjen ngushëllim nga teksanët

Lapsi.al 9 March 2023
Video/ Austin Fc shënon autogolin më qesharak: Tarek, i
Violette Ac dhe Austin FC janë protagonistët e një autogoli të turpshëm. Ndoshta jo të gjithë e dinë, por ekziston edhe Liga e Kampionëve në Concacaf, ekuivalenti i Champions europian. Në këtë turne marrin pjesë skuadrat nga Amerika Veriore dhe Qendrore që garojnë për kupën më të lakmuar. Shpesh fitues janë skuadrat meksikane, por me ecurinë e MLS, kjo po ndryshon. E megjithatë, episodi i ndodhur në këtë ndeshje nuk e nderon fare futbollin amerikan. Kështu, për turneun u zhvillua ndeshja ndërmjet skuadrës nga Haiti Violette Ac i Port au Prince dhe ekipit nga Teksasi Austin FC. Në ndeshjen e parë të 1/8 të finales, amerikanët ishin favoritë të qartë në letër. Por futbolli dihet se jep gjithmonë surpriza të shumta. E ja që në tokën haitiane, modestët Violette Ac mposhtën teksanët me një 3-0 të pastër. Rezultat që mund t'u japë atyre një çerekfinale historike. Rezultati dërrmues 3-0 u arrit në 47 minuta. Pas rezultatit 2-0 në pjesën e parë me dygolëshin e Naider Chery, Austin shënoi një autogol qesharak në pjesën e dytë. Protagonist fatkeq ishte futbollisti Amro Tarek, i cili e dërgoi topin në portën e tij në tentativë për të larguar topin. Një gjest i pakoordinuar që sistemoi rezultatin 3-0 dhe që është bërë viral në rrjetet sociale.

VIDEO E AUTOGOLIT QESHARAK

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI