Në javën e 25 të Superiores kryendeshja luhet në Shkodër, në Loro Boriçi, por me një renditje të ngjeshur askujt nuk i lejohen gabimet. E megjithatë, sfidat e mëdha janë rezervuar për të shtunën e në të njëjtën orë do të zbresin tre nga katër kryesuesit.
Kukësi e nis të premten rrugën për tu larguar sa më shumë nga rreziku e që njëkohësisht e con të synojë Europën. Blutë do të presin në shtëpi Bylis, në një ndeshje delikate për të dy ekipet. Mallakastriotët janë në zonën e rënies, por vetëm katër nga veri-lindorët, kështu që kjo ndeshje ka rëndësi të madhe. Skuadra e Shensoi duhet të bëjë llogaritë me një kundërshtar që në 9 ndeshjet e fundit ka 6 fitore dhe asnjë barazim.
Detyrë e vështirë për Kastriotin që, ndoshta, trenin e fundit për shpëtim e ka atë kundër Teutës. Skuadra e Celës është e fundit me 23 pikë, shtatë nga zona playout. Por krutanët kanë fatin e keq të luajnë kundër skuadrës më në formë të momentit. Martini me 32 pikë mendon për Europën dhe nuk dëshiron të ndalë hapin. Për më tepër që Erzeni e Egnatia përplasen mes tyre në Niko Dovana e rezultati mes tyre mund ti lejojë të kapërcejë të parin apo ti afrohet të dytit.
SUPERIORE, JAVA E XXV
10/03/23
Kukësi 13 : 00 Bylis
Kastrioti 13 : 00 Teuta
Erzeni 16 : 00 Egnatia
11/03/23
Tirana 17 : 00 Laçi
Vllaznia 17 : 00 Partizani
Lexo më tej: Disiplina i mbyll dyert e stadiumeve të Partizanit e Tiranës: gjoba e ndëshkime të rënda për incidentet e derbit
Të shtunën Vllaznia, pas ndalesës në Durrës, kërkon të kthehet afër kreut. Në Loro Boriçi, shkodranët duhet të mundin direkt Partizanin, që ka në renditje 4 pikë më shumë. Humbja do të ishte me pasoja për skuadrën e Josës, që në Kupë i kanë mundur 3-1 në Loro Borici të kuqtë. Me një vesh në Shkodër është Tirana, me 40 pikë në vend të parë bashkë me Partizanin. Skuadra e Shehit duhet të mposhtë Laçin, në krizë rezultatesh, por në emergjencë pikësh. E duhet ta bëjë me probleme të mëdha formacioni.