Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

PSG, katastrofë europiane e revolucion në horizont: Galtier dridhet, dyshimet e Messi e Mbappé

Lapsi.al 9 March 2023
PSG, katastrofë europiane e revolucion në horizont: Galtier dridhet,

"Parisi pa gjeni". Kështu, Equipe përcakton PSG-në, e eliminuar nga Champions League në 1/8 për të dytin vit radhazi dhe për të pestën herë në shtatë vitet e fundit. Yjet nuk mjaftojnë. Në të vërtetë, yjet u hijëzuan. Neymar është jashtë i dëmtuar, por as Messi dhe as Mbappé nuk po e bëjnë të ndihet praninë e tyre në fushë. E tani e ardhmja e të gjithëve është në pikëpyetje. Ajo e trajnerit Galtier, por edhe e asit argjentinas, kontrata e të cilit skadon në qershor. Bashkë me ta edhe e sulmuesit francez, i cili insinuon dyshime pas ndeshjes: “E vetmja gjë që ka rëndësi për mua këtë sezon është fitorja e Ligue 1 dhe më pas do të shoh".

Makthi i Ligës së Kampionëve për PSG. Nuk ka përmbysje në Gjermani pas humbjes në shtëpi. Lamtumira në kompeticion ka ardhur në 1/8, siç ndodhi vitin e kaluar, kur ishte Real Madrid ai që dërgoi francezët në shtëpi. Është falimentim i pastër. Pankina e Galtier është më e lëkundur se kurrë, aq sa presidenti Nasser Al-Khelaifi - shkruajnë në Francë – ka caktuar një takim me të gjithë drejtuesit për të analizuar situatën. Aty ndoshta mund të vendoset edhe për shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit.

Lexo më tej: Video/ Bayern shkel 2-0 mbi PSG, Mbappe e Messi çfarë zhgënjimi në Mynih: në çerekfinale edhe Milan

TRAJNERI I RI E DILEMAT E YJEVE...

E në pole position për ta zëvendësuar është Thomas Tuchel, i shkarkuar në prag të Krishtlindjeve 2020. Me gjermanin PSG fitoi dy Ligue 1 dhe luajti në një finale të Ligës së Kampionëve të humbur kundër Bayern Munich. Në dyshim edhe qendrimi i Messi. Takimi i fundit mes babait-menaxher dhe drejtuesve parisien nuk solli asnjë përparim në negociata dhe rinovimi mbetet pezull. Për L’Equipe, ajo në Bavari mund të ishte e fundit në Champions League për argjentinasin me fanellën e PSG. Ndërsa Mbappé reflekton: “Do të shohim”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI