“Eintracht Frankfurt u informua nga UEFA dje në mbrëmje se Ministria e Brendshme italiane do të lëshojë një urdhër këtë mëngjes për klubin pritës SSC Napoli. Ai e ndalon klubin të shesë bileta për tifozët e Eintracht Frankfurt për ndeshjen e të mërkurës 15 mars në orën 21:00. Ndeshja e kthimit e 1/8 të Champions është kështu e ndaluar. Kjo duhet të përfshijë gjithashtu kontigjentin zyrtar të miqve prej gjithsej 2700 biletash. Për to Eintracht Frankfurt gëzon të drejtën, sipas rregulloreve të UEFA-s. Sapo të bëhet e disponueshme përmbajtja konkrete e porosisë, Eintracht Frankfurt do të komentojë në detaje këtë zhvillim". Lexo më tej:Video/ Në stadiumin e Eintracht tifozët e Napolit u rrahën mes tyre: shkaku është krejtësisht banalDie Eintracht wurde gestern am späten Abend von der UEFA darüber informiert, dass das italienische Innenministerium eine Verfügung gegen @sscnapoli erlassen wird, wonach dem Verein der Verkauf von Gästetickets für das Achtelfinalrückspiel untersagt ist.https://t.co/d99c5boAuo
— Eintracht Frankfurt (@Eintracht) March 7, 2023
FRIKA E ITALIANËVE
Ndeshja e planifikuar për të mërkurën e ardhshme në Maradona, nuk mund të ketë praninë e asnjë tifozi mik, por jo me urdhër të Napolit. Klubi nuk luajti asnjë rol në vendimin e marrë nga shteti italian. Në të vërtetë, janë rreth 100 mijë euro më pak të ardhura për klubin. Frika e ministrit të Brendshëm Piantedosi ka lindur për shkak të trazirave të ndodhura në Gjermani gjatë ndeshjes së parë. Prandaj ai nuk dëshiron që përplasjet të përsëriteshin në territorin italian. Çështja ka arritur padyshim majat e futbollit gjerman. Axel Hellmann, drejtor i përgjithshëm i Ligës Gjermane të Futbollit dhe zëdhënës i bordit të Eintracht, tha: "Kjo është një ndërhyrje serioze dhe e papranueshme nga autoritetet italiane në zhvillimin dhe kulturën e garave evropiane të klubeve. Është sikur shteti italian të pranonte se nuk arrin të organizojë në mënyrë të sigurt një ndeshje të Champions, me 2500 tifozë të ftuar, e planifikuar prej disa muajsh. Nëse këtu nuk kanë ndikuar interesa të tjera… UEFA është e ftuar të sigurojë që kjo procedurë të mos krijojë një precedent dhe të rrezikojë integritetin e garave”.Provocati da un tifoso che si trovava nella zona, i tifosi del Napoli - in marcia verso lo stadio dell’Eintracht Francoforte - hanno risposto così agli insulti ricevuti‼️#sportitalia #napoli #sscnapoli pic.twitter.com/QM12OfjR3I
— Sportitalia (@tvdellosport) February 21, 2023