Flash

Video/ Fërkonte një vajzë në lokal e uli mbathjet në publik: The Sun zbulon tradhëtinë e Kyle Walker

Lapsi.al 8 March 2023
Video/ Fërkonte një vajzë në lokal e uli mbathjet në
Kyle Walker është filmuar në mënyrë të përsëritur duke prekur një vajzë në një klub. Më pas mbrojtësi uli pantallonat dhe të brendshmet e tij në publik, duke treguar atributet. Anglezi rrezikon tani një denoncim për akte të pahijshëm. Mbrojtësi i Manchester City ka shfrytëzuar plotësisht ditën e lirë që Pep Guardiola i dha lojtarëve të tij pas ndeshjes kundër Newcastle. Në fakt, lojtari i kombëtares së Anglisë është filmuar nga The Sun teksa pasditen e së dielës ndodhej në një lokal tërësisht i dehur. Në imazhe, Kyle Walker kërcen me një vajzë (padyshim jo gruaja e tij) dhe e përqafon shpesh. Mbrojtësi i krahut nuk është mjaftuar me aq, por ka ulur pantallonat dhe të brendshmet në publik. Pastaj u kthye nga pjesëtarët e tjerë të festës, duke treguar atributet. Mbrojtësi i Manchester City dhe Anglisë përballet me deri në dy vjet burg. Ndaj tij mund të nisë një denoncim për veprime të turpshme në një vend publik.

RINDËRTIMI I NGJARJES

Sipas rindërtimit të The Sun, mbrojtësi i krahut hyri në klub në orën 17:20 të së dielës. Ishte i dehur dhe i shoqëruar nga miqtë e tij, përfshirë dy gra. Me këto dy femra, lojtari i Cityt ka kërcyer për një orë e gjysmë, duke përfunduar i zhveshur nga beli e poshtë. Walker ka vazhduar të pijë. Në orën 19:00 grupi u largua, por futbollisti ishte aq i dehur sa nuk mund ta nxirrte portofolin për të paguar. Walker është i martuar me Annie, të dashurën e tij që nga shkolla e mesme dhe së bashku kanë 4 fëmijë. Me gjithë simpatinë e tifozëve të City ndaj tij, bashkëshortja e tij me siguri nuk do të reagojë mirë ndaj pamjeve të publikuara nga Sun.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI