Flash

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Në çerekfinale pas 11 vjetësh: kualifikimi në Champions i sjell Milan 71,4 milionë euro

Lapsi.al 9 March 2023
Në çerekfinale pas 11 vjetësh: kualifikimi në Champions i

Kualifikimi në çerekfinalet e Champions League i sjell Milan prestigj të ri në skenën ndërkombëtare. Por njëkohësisht përfitojnë edhe arkat e shoqërisë. Me futjen në 8 më të mirët në Europë, Djalli garantoi të paktën të ardhura prej 71.4 milionë euro. Me llogari në dorë, 15.64 milionë vijnë vetëm nga pjesëmarrja, 30.20 milionë shfaqje ndërmjet fazës së grupeve dhe eleminatore. Pastaj janë edhe 14.79 milionë për koeficientin dhjetëvjeçar të kthimit dhe afërsisht 12.76 milionë fitime të nxjerra nga market pool. Nga ato duhen zbritur 2 milionë euro për shkeljen e “fair play”-it financiar.

Milan arriti të shkojë në çerekfinale të Champions, pas barazimit 0-0 me Tottenham në Londër. Rezultati mori vlerë për shkak të fitores 1-0 në sfidën e parë në San Siro. Aty vendosi goli i Diaz, ndësa në kthim, kuqezinjtë rezistuan pa pësuar. Milan prezantohet kështu në tetë më të mirat e kontinentit 11 vjet nga hera e fundit. Vitin e kaluar Milan, i eliminuar në fazën e grupeve, grumbulloi 45.283 milionë nga Champions League. Tashmë falë kualifikimit në 1/8, të ardhurat janë rritur me 26 milionë. Dhe, për fatin e kuqezinjve, kjo nuk është e gjitha.

Lexo më tej: Video/ Bayern shkel 2-0 mbi PSG, Mbappe e Messi çfarë zhgënjimi në Mynih: në çerekfinale edhe Milan

SA FITOHET NGA CHAMPIONS

UEFA do të shpërndajë një total prej 2.022 miliardë eurosh për 32 klubet që marrin pjesë në turneun final. Të ardhurat neto të disponueshme për klubet pjesëmarrëse do të ndahen si më poshtë:

- 25% do të ndahen për kuotat fillestare (500.5 milionë euro);

- 30% do të ndahen për shumat fikse që kanë të bëjnë me shërbimet (600.6 milionë euro);

- 30% do të caktohet në bazë të renditjes së koeficientit të performancës 10-vjeçare (600.6 milionë euro);

- 15% do të lidhet me kuotat e ndryshueshme të lidhura me market pool (300.3 milion €).

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI