Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Dënimi i Juventus, Buffon ndez polemikat: "Ndoshta anti-pushteti kërkon të mposhtë pushtetin"

Lapsi.al 16 February 2023
Dënimi i Juventus, Buffon ndez polemikat: "Ndoshta anti-pushteti

Gigi Buffon u largua nga Juventus dy vite më parë, por zemra e tij mbetet bardhezi. E momenti që po përjetojnë ish-shokët e tij, në fushë dhe mbi të gjitha jashtë fushës, nuk mund ta lërë indiferent. Aq sa portieri veteran ka dashur t'u japë atyre një këshillë. "Për të insistuar, për të marrë maksimumin, mbi të vetmin aspekt pozitiv të çështjes. Për sa u përket atyre, nuk kanë më asgjë për të humbur. Gjithçka që fitojnë nuk do të ketë pretendime më. Shuhet presioni i detyrimit për të shkuar në Ligën e Kampionëve ose të qëndrojnë pranë Napolit. Është diçka që i lehtëson”, tha ai për La Stampa.

Ndërkohë, megjithatë, ka një -15 që rëndon shumë në renditje. E këtu del në pah krenaria juventine e portierit të Parmës. “Po pres që të përfundojnë procedurat gjyqësore. Por në rast të një dënimi tjetër të ashpër, në një periudhë prej 17 vitesh, duke pasur parasysh që Juventusi është portretizuar si fuqi sepse është fitimtar, nuk mund të mos bëj një pyetje. Është pushteti mazokist që vetësulmohet apo është antipushteti që do të mundë pushtetin?”, shtoi Buffon.

Lexo më tej: Fraza “personale” mbi -15 e Juventus: Sandulli vetëpezullohet nga Kolegji i Garancisë

KOMENTI PËR AGNELLIN E NAPOLIN

Për ish-presidentin Agnelli, portieri ka thënë: "Unë ndalem në gjykimin e fushës, botës time. E them se dhjetë vite si ato të presidentit janë të papërsëritshëm. Do të kalojnë dekada para se kushdo të mund t'i barazojë".

Nga ana tjetër, këtë vit është Napoli që po bën Juven, të paktën në kampionat: “Është sigurisht surpriza më e madhe e kampionatit. Në start u shfaqën të dobësuar duke humbur pika të rëndësishme referimi. Përkundrazi, u treguan shumë të aftë. Merita është e të gjithëve, të pabesueshme ato të trajnerit. Ai mori skuadrën mbi supe, ndërsa drejtori sportiv brilant në zgjedhjen e kampionëve me kosto të përballueshme”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI