Flash

Prokurori Santoriello që “urren Juventus” nuk shqetësohet nga polemikat: "Jam i qetë"

Lapsi.al 8 February 2023
Prokurori Santoriello që “urren Juventus” nuk shqetësohet

Polemikat që shpërthyen pas fjalëve të tij për Juventus nuk janë zbutur ende, por Ciro Santoriello, prokurori "anti bardhezi", nuk duket i impresinuar. Ai ka pranuar publikisht se e "urren" Zonjën, duke shkaktuar tërbimin e tifozëve të Juventus: “Faleminderit, jam i qetë”, u është përgjigjur ai atyre që u solidarizuan me të. E gjitha kjo pas sulmeve të shumta që mori përmes rrjeteve sociale.

Sigurisht që këto polemika nuk do të ndryshojnë idenë e tij prej tifozi. Por as nuk do të ndikojnë në pozicionin e prokurorit publik në gjyqin “Prisma” ndaj Juves dhe manovrave ekonomike. Dikush kishte spekuluar se ai mund të “ftohej” të largohej nga prokuroria. Por nuk do të jetë kështu. E, edhe nëse ai do të tërhiqej dhe do të braktiste procesin me iniciativën e tij, kërkesa e tij ka të ngjarë të refuzohet. “Nuk kam asgjë për të thënë”, iu përgjigj Santoriello Adnkronos.

NË MBROJTJE I DEL NJË JUVENTIN

Ai u mbrojt edhe nga avokati Luigi Chiappero, një nga penalistët italianë më të njohur dhe i lidhur profesionalisht me vetë Juventus. "Santoriello? Një njeri i kulturuar që nuk e ka ngatërruar kurrë futbollin me ligjin. Do të kujtoja në këtë drejtim se ishte ai që arkivoi akuzat ndaj Juventus për llogaritë e 2016", tha ai për La Stampa.

Duke dalë nga sallat e Torinos, fjalët e Santoriello, nuk duhet të kenë rënduar as në dënimin e FIGC. Pikërisht ai që i kushtoi bardhezinjve – 15 pikë. Edhe pse dënimi bazohet pikërisht në hetimet e tij (të përdorura nga prokurori Chinè), të cilat në sytë e shumëkujt, sot rrezikojnë të cilësohen si “të njëanshme”. Për gjyqin sportiv ato dënime nuk llogariten, sepse gjithçka u zhvillua sipas praktikave. Por nuk është e thënë që Juve në apelimin e saj në Kolegjin e Garancisë në Coni nuk mund t'i përdorë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI