Flash

Video/ Serbët kthejnë Juventus te fitorja: dygolësh i Vlahovic e Kostic shembin Salernitanën

Lapsi.al 7 February 2023
Video/ Serbët kthejnë Juventus te fitorja: dygolësh i Vlahovic e

Juventus nuk gaboi në Arechi dhe u kthye të fitojë. Në ndeshjen e prapambetur që mbyll javën e 21 të Serie A, skuadra e Allegrit mposhti 3-0 Salernitanën. Bardhezinjtë ngjiten tashmë në kuotën e 26 pikëve, në shoqërinë e Monzës dhe Empolit. Në Salerno, Dusan Vlahovic ishte protagonisti i madh i ndeshjes. Në pjesën e parë, sulmuesi i Juventus zhbllokoi lojën me një penallti (26'). Serbi dha një asist, të pavullnetshëm, për dyfishimin e Kostic (45'). Pastaj në pjesën e dytë Vlahovic firmosi trisin që mbylli ndeshjen (47') me dygolëshin personal.

Përplasja direkte, siç e kishte cilësuar Massimiliano Allegri ditët e fundit, shkon për Juventus. Salernitana mposhtet 3-0 në Arechi, falë një dygolëshi nga një Vlahovic i rilindur. Në mes një gol i Kostic, me një asist pa dashje po të qendërsulmuesi. Një fitore që rinis marshimin e bardhezinjve në kampionat, pas humbjes së rëndë ndaj Monzës dhe -15 pikëve në renditje shkaktuar nga Gjykata Federale e Apelit. Salernitana ndalon sërish, pas suksesit ndaj Lecce.

RILINDJA E VLAHOVIC

Juventus ngre kokën. Pasi morën vetëm një pikë në tre ndeshjet e tyre të fundit në kampionat, bardhezinjtë janë kthyer të fitojnë në transfertën e Salernos. Një rezultat vendimtar jo vetëm për atë që Allegri e quajti bujshëm "përplasje direkte", por edhe për të lënë pas tronditjen e shkaktuar nga Monza. Një sukses për t'i dhënë një shkundje ambjentit dhe për tu rinisur me përulësi dhe vendosmëri. Karakteristika që bardhezinjtë arritën t'i fusin në fushë që në fillim ndaj Salernitanës, së bashku me normën më të lartë teknike. Sidomos mes linjave me klasin e Di Marias dhe në mesfushë, ku Rabiot, Locatelli, Miretti dhe Fagioli treguan se dinë të luajnë me klas e grintë. Të njëjtin që Dusan Vlahovic e gjeti sërish para portës, duke iu rikthyer golit që i mungonte nga derbi i tetorit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI