Flash

(VIDEO) Gafa e Gjicit: Nuk ka problem uji i pijshëm, veç se është përzier me ujin e vaditjes

Lapsi.al 27 June 2022
(VIDEO) Gafa e Gjicit: Nuk ka problem uji i pijshëm, veç se

Një numër i lartë rastesh me bark, të vjella e temperaturë janë paraqitur në spitalin e Kukës gjatë së shtunës dhe ditën e sotme.

Safet Gjici kryetar i bashkisë tha në lagjen Muja se nuk është e vërtetë që ka probleme të ujit të pijshëm.

Sipas tij, uji është përzier me ujin vaditës pasi është bërë ndërhyrje nga një banor dhe për këtë rast po merret policia për hetime të mëtejshme.

‘Na rezulton që uji i i pijshëm është brenda normave dhe analizave dhe nuk rezulton që të kemi probleme me ujin e pijshëm, ujësjellësi i Kukësit është në krye të detyrës dhe ka ndalur furnizimin, ne kemi rregulla strike dhe analizat kryhen tre here në dite, deklarata e mjekut është keqinterpretuar nga rrjetet sociale dhe është zhfrytëzuar për poltikën ditore.’ tha Gjici.

Së fundmi Hasan Halilaj drejtor i NjVKSh Kukës, është shprehur se analizat kanë treguar se uji është i pastër dhe nuk përmban baktere në Kukës.

Lexo më tej: Helmim nga uji? Mbi 50 banorë të Kukësit përfundojnë në urgjencë 

Ndërsa sa i përket lagjes Muja në Shtiqën, sipas tij situata është nën kontroll ndërsa përgjigjet përfundimtare pritet të dalin nesër.

‘Lidhur me shqetësimin e banorët e Kukësit që kanë patur për ujin e pijshëm me idenë që është i ndotur themi se nga rezultat e analizave kanë treguar se uji është i pastër bakterioligjikisht në kushtet dhe parametrat fiziko-kimike dhe te klorit brenda normave të përcaktuar në ligj dhe qytetaret e Kukësit nuk kanë arsye të bëjnë panik. Ndërsa sa i përket ujit në një pjese të lagjes Muja në Shtiqen situata është në kontroll, uji është i ndalur nga ujësjellësi pasi ka pasur ndërhyrje në rrjet dhe nisur nga ky fakt kuptohet qe edhe uji ka pasur probleme. Nesër do të japim një raport të hollësishme për këtë çështje, pasi ka një afat 48 orë që të futen në laborator dhe të vërtetohet nëse uji është i pijshëm.’ tha Hasan Halilaj.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI