Flash

Grabitje në Francë, 7 vite burg për shqiptarin me tre emra

Lapsi.al 27 June 2022
Grabitje në Francë, 7 vite burg për shqiptarin me tre emra

Gjykata e Apelit e SPAK ka lënë në fuqi dënimin e dhënë në shkurt nga shkalla e parë për Bardh Hotin, i njohur edhe me emrin Fatbardh Hoti ose Fatbardh Daci, duke e dënuar me 7 vite e 4 muaj burg.

Bardh Hoti u arrestua gjatë operacioni ‘Aquila 2019’ në maj të vitit 2019, si pjesë një grupi ‘skifterësh’ që vodhën më shumë se 60 banesa në Francë.

Hoti akuzohet se vodhi 150 mijë euro (70,000 € cash dhe sende me vlerë) në Francë.

Bashkë me të u arrestuan edhe 7 shqiptarë të tjerë, nën akuzën e vjedhjeve me forcë të rreth 70 apartamenteve në Nancy të Francës. Këto vjedhje sipas autoriteteve franceze ishin kryer përgjatë tre muajve të fundit të vitit 2018. Grupi në fjalë u akuzua për kryerjen e veprave penale të “vjedhjes”, “pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas policisë vlera e sendeve të vjedhura në grup kapte vlerën e 300 mijë eurove, duke përfshirë këtu bizhuteri, sende me vlerë dhe para cash. Grupi i shqiptarëve ra në gjurmë të autoriteteve policore, pasi kishin nisur hetimet për vjedhje në seri të kryera në rajonin e Nansy-t, në Francë, por edhe në Belgjikë e Itali.

Vendimi i Apelit të GJKO-së 

Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 27.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi lidhur me çështjen me nr. 38 akti, datë 04.04.2022 regjistrimi, në ngarkim të të pandehurit B.H. (alias F.H., alias F.D., alias B.D.),ku trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça, Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit nr.10 datë 11.02.2022të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me faktin penal, cilësimin juridik të faktit penal, masën e dënimit të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.) për veprat: “Vjedhja”; “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, vepra të kryera në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, të parashikuara përkatësisht nga nenet 134 paragrafi i tretë, dhe 287/b, në lidhje me nenet 28 pika 4 dhe 334 pika 1 të Kodit Penal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, si dhe llojin sigurisë së burgut dhe shpenzimeve procedurale.

2. Ndryshimin e vendimit nr. 10 datë 11.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër si më poshtë:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.)për veprën penale “Vjedhja”, më shumë se një herë, kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 134 paragrafi i dytë, në lidhje dhe me nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 8 (tetë) vjet e 6 (gjashtë) muaj burgim.

- Në aplikim të nenit 55 paragrafi i parë i Kodit Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin e të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.), me11 (njëmbëdhjetë) burgim.

-Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit B.H. (F.H., F.D. ose B.D.), me 7 (shtatë) vjete 4 (katër) muaj burgim.

Të këshilluara

Makina përplas 2 fëmijë në Tepelenë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën “Bilbilenjtë” në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tepelenë. Policia thotë se rreth orë...

21:12

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI