Flash

“The Handmaid’s Tale”, seriali që mund të kthehet realitet pas ndalimit të abortit në ShBA

Lapsi.al 27 June 2022
“The Handmaid’s Tale”, seriali që mund të kthehet

Përmbysja tronditëse e legjislacionit nga Gjykata Supreme në SHBA, e cila hoqi të drejtën e grave për të kryer një abort ka ndezur debate të mëdha

Shtetet individuale tani do të jenë në gjendje të vendosin për të ndaluar procedurën dhe të paktën 26 shtete pritet të ndalojnë abortin pas vendimit të gjykatës.

Menjëherë pas këtij vendimi kanë vërshuar krahasimet me romanin e Margaret Atwood dhe adaptimit televiziv “The Handmaid’s Tale”.

Si seriali ashtu edhe romani ndodhin në republikën totalitare të Gileadit ose ish-SHBA, të drejtuar nga një diktaturë në të cilën jetët e grave, të njohura si shërbëtore, kufizohen në rolet shtëpiake dhe përdoren si makina për të bërë foshnja, pa kontroll mbi trupin e tyre.

“E mbani mend kur e shikonim “The Handmaid’s Tale” të tmerruar, por të ngushëlluar duke ditur se ishte trillim? Epo tani nuk është më vetëm një trillim”- ishte vetëm një nga komentet e shumta në rrjetet sociale.

Seriali hit i Hulu është më shumë se thjeshtë një serial argëtues. Është një histori e tmerrshme e asaj që mund të vijë, ose edhe më keq, asaj që ka ardhur tashmë në politikën e SHBA dhe ndërkombëtare.

Veshja tipike me rroba të kuqe nga seriali janë përdorur shpeshherë si simbol në protestat për të drejtat e grave.

“The Handmaid’s Tale”, bazuar në romanin e Margaret Atwood të vitit 1985 me të njëjtin emër tregon historinë e June/Offred, një shërbëtore në shoqërinë distopike të Gilead-it.

Gilead-i ka lindur në atë që dikur njihej si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Të gjithë, përveç burrave të drejtë, të bardhë, të krishterë nënshtrohen, vriten drejtpërdrejt nga qeveria ose asgjësohen me transport në “koloni”, një shkretëtirë toksike ku njerëzit vdesin ngadalë. Shërbëtoret janë objekte të burrave të klasës së lartë, për t’u përdorur ekskluzivisht për pjellorinë e tyre. Në këtë periudhë të pasigurt për të ardhmen e njerëzimit ky serial nuk duket dhe aq fantazi.

Të këshilluara

Makina përplas 2 fëmijë në Tepelenë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në rrugën “Bilbilenjtë” në lagjen “Mustafa Matohiti” në Tepelenë. Policia thotë se rreth orë...

21:12

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI