Flash

"Sëmundja X"/ Cili është virusi i ri që do të godasë botën

Lapsi.al 26 June 2022
"Sëmundja X"/ Cili është virusi i ri që do të

“Britania mund të goditet nga një sëmundje e re vrasëse. Çdo ditë ka shenja të një shpërthimi "të madh në horizont”. Janë fjalët e ekspertit britanik, Prof. Mark Woolhouse, një profesor i epidemiologjisë së sëmundjeve infektive në Universitetin e Edinburgut.

Ai thotë se beson se "Sëmundja X" është pranë. Kërcënimi i viruseve të panjohura që mund të transmetohen te njerëzit dhe potencialisht të shkaktojnë epidemi të përhapura njihen si “Sëmundja X” nga OBSH.

“The Sun” shkruan se vitin e kaluar OBSH paralajmëroi se pandemia e ardhshme mund të jetë në shkallën e “Vdekjes së Zezë” e cila vrau rreth 75 milionë njerëz.

Kjo vjen pasi Poliomeliti është gjetur në analizat e ujërave të zeza në Londër dhe pas zbulimit të disa dëshmive të transmetimit në një numër të vogël njerëzish.

Ekspertët e Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) besojnë se një udhëtar me gjasë nga Pakistani, Afganistani ose Nigeria ka sjellë virusin në Britaninë e Madhe.

Sipas të njëjtave burime, virusi duket se tani është përhapur tek të tjerë persona pas pësimit të një mutacioni. Kjo pasi virusi është gjetur në mënyrë të përsëritur në analizimet e ujërave të zeza që nga muaji maj.

Britania e Madhe ka regjistruar këtë vit gjithashtu raste të gripit të shpendëve, etheve Lassa, etheve hemorragjike Krime-Kongo dhe lisë së majmunëve. Prof. Woolhouse beson se këto infeksione janë një shenjë e asaj që do të vijë.

Ai tha për The Telegraph: “Ka një emër për atë që po shohim për momentin në Mbretërinë e Bashkuar dhe gjetkë. Quhet “chatter”. Është një term që përdorin njësitë antiterroriste për të përshkruar ngjarjet e vogla që mund të nënkuptojnë diçka më të madhe në horizont... sëmundjet infektive funksionojnë në të njëjtën mënyrë."

Shkencëtarët besojnë se pandemia e ardhshme ka të ngjarë të shkaktohet nga sëmundjet "zoonotike" kur infeksionet kalojnë nga kafshët te njerëzit. Nga 1.67 milionë viruse të panjohura në planet janë deri në 827 mijë prej tyre mund të kenë aftësinë të infektojnë njerëzit nga kafshët.

Azia Juglindore, Afrika Jugore dhe Qendrore, zonat përreth Amazonës dhe Australia lindore u identifikuan të gjitha si zonat me rrezikun më të lartë për sëmundje të reja në një studim të botuar në Nature Communications.

Dhe ndërsa popullata shtohet dhe lëviz më tej në habitatet e kafshëve, rreziku i transmetimit të sëmundjeve te njerëzit rritet.

Skenari i makthit është se një nga këto sëmundje të reja, ose dhe një lloj i një sëmundjeje më të vjetër mund të shfaqet në një formë më shumë infektuese dhe shumë vdekjeprurëse duke e lejuar atë të përhapet shpejt dhe të vrasë miliona para se bota të marrë masa.

“Fillimi i shekullit të 21-të ka qenë një stuhi e përsosur për sëmundjet infektive në zhvillim dhe gjithçka po tregon mundësinë e një shpërthimi gjithnjë e më të rrezikshëm. Të gjithë nxitësit e shpërthimeve në fakt po përkeqësohen me kalimin e kohës" – tha Prof. Woolhouse.

Aktualisht britanikëve po u kërkohet të kontrollojnë të dhënat e tyre të vaksinave për të parë se ata janë imunizuar kundër Poliomelitit. Ky është pjesë e programit rutinë të vaksinimit të fëmijërisë. Kjo vaksinë jepet me një dozë kur një fëmijë është 8, 12 dhe 16 javësh. Dy injeksione të tjera bëhen në moshën 3 vjeç e 4 muajsh dhe në moshën 14 vjeç. ©LAPSI.al

Të këshilluara

284 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 284 raste të reja me koronavirus nga 827 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën...

16:08

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI