Flash

Vrasja e Sadikajt, nën hetim një pazar i prishur për 100 kg kanabis

Lapsi.al 26 June 2022
Vrasja e Sadikajt, nën hetim një pazar i prishur për 100 kg

Kur kanë kaluar tre javë nga vrasja e Aleksandër Sadikajt, hetuesit janë duke verifikuar rreth konflikteve që viktima mund të ketë pasur në vendin tonë për shkak të trafikut të drogës.

Nga të dhënat e mbledhura rezulton se Sadikaj është i përfshirë dhe në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit. Në dosjen hetimore thuhet se shtetasi me inicilalet D. H., në bashkëpunim me D. M., kundrejt shumës 25 mijë euro kanë negociuar për të blerë 100 kg kanabis në fshatin Buz në Memaliaj.

Këtë informacion blutë e kanë siguruar në tetor të 2017-tës, ndërsa kanabisi është marrë në nëntor të vitit 2016, por shuma e parave nuk iu dha pronarit të lëndës narkotike. Sipas informacioneve të siguruara në rrugë operative, porositës ishte Aleksandër Sadikaj.

Përveç hetimeve për të zbuluar momentin e vendosjes së lëndës plasëse si dhe identifikimin e autorëve, hetuesit kanë dyshime se pista kryesore e vrasjes së Sadikajt është prishja e pazareve të drogës.

Nga verifkimet ka rezultuar se 27-vjeçari ka udhëtuar shpesh drejt Greqisë me persona me precedent kriminal në fushën e narkotikëve, Disa prej udhëtimeve te Sadikajt tregojnë lidhjen me një person nga Kuçova, i cili sipas të dhënave është i përfshirë në vitin 2013 në aktivitetin e lëndëve narkotike të kokainës dhe heroinës nga Shqipëria në Greqi. /abcnews.al/

Të këshilluara

284 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 284 raste të reja me koronavirus nga 827 testime të kryera. Fatmirësisht asnjë qytetar nuk e ka humbur jetën...

16:08

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI