Flash

Pas çunave "problematikë", Damian Gjiknuri u flet "çunave të Londrës": Keni marrë rrisqe, legalizoni paratë në Shqipëri!

Lapsi.al 27 June 2022
Pas çunave "problematikë", Damian Gjiknuri u flet

Damian Gjiknuri, numri dy i Partisë Socialiste u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Londër që të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri. Gjatë një vizite në Londër me deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, Gjiknuri tha se ‘çunat e Londrës’ janë njerëz si të gjithë të tjerët dhe amnistia fiskale është mundësia e tyre perfekte për të legalizuar paratë e tyre në vendin tonë. Video e takimit u publikua nga ALB UK dhe mund ta shihni KETU.

“Nga ana tjetër ne po ndërmarrim një politikë tjetër shumë të guximshme. Shumë shpejt do miratojmë edhe ligjin për amnistinë fiskale. Unë e di shumë mirë realitetin. Njerëz këtu mund të punojnë me emra të tjerë, njerëz këtu mund të punojë dhe në të zezë, punojnë në firma ndërtimi, në bujqësi.

Kjo është një mundësi e mirë që qeveria shqiptare po e bën për të legalizuar, për të amnistuar të gjithë këtë para që vjen nga mundi i shumë shqiptarëve. Këtu në Londër shumë njerëz kanë ardhur dhe me identitet tjetër se ashtu që koha në vitet 90’. Nganjëherë kanë vështirësi për transfertat bankare për të ardhurat e tyre. Përse? Sepse autoritetet kërkojnë llogari. Janë burokraci, ka paragjykim. Se kështu është bota plot paragjykime. Jo erdhën këto çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës?! Njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë rrisqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre. Kjo është një mundësi shumë e mirë. Përse? Sepse keni mundësi të legalizoni paratë tuaja dhe t’i investoni në Shqipëri me një pagesë minimale takse. Përveçse legalizimit të parasë tuaj kjo do krijojë domosdoshmërinë për të ndjekur investimet aty. Përse jo të blesh një pasuri në Shqipëri përse jo të ndërtosh një aktivitet ekonomik. Tashmë mundësitë janë shumë të mira dhe në agro-turizëm. Shumica juaj mbase këtu vijnë nga krahina të ndryshme të Shqipërisë”, theksoi Gjiknuri.”- tha Gjiknuri ndër të tjera.

https://lapsi.al/2022/06/24/amnistia-fiskale-lavatrice-e-parave-te-pista-apo-lehtesi-per-emigrantet/

Amnistia Fiskale është propozuar nga qeveria për konsultim publik dhe parashikon që kushdo mund të pastrojë deri në 2 milion euro përkundrejt një takse. Nga amnistia janë përjashtuar subjektet e OFL dhe ish zyrtarë të lartë, si deputetë ministra, prokurorë, gjyqtarë etj.

Opozita e ka kundërshtuar projektin sepse e shndërron Shqipërinë në një lavatriçe të parave të krimit, por Rama thotë se kësaj radhe do ta kalojë në parlament.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI