Flash

Taksa e re për pronën do të rrisë detyrimin për bizneset deri në 25%

Drafti i ri për taksën e pasurive të paluajtshme pritet të rrisë deri në 25% detyrimin e taksës së ndërtesës edhe për objektet që përdoren për qëllime tregtarë. Në draftin e ri “Për taksën e Pasurive të Paluajtshme”, Ministria e Financave propozon rritje të shkallës së taksës ndërtesës për objektet që përdoren për qëllim tregtar, […]

08:46

Detajet/ Nëndrejtorit të policisë i vunë pistoletën në kokë në Elbasan, por ai nuk tregoi

Lapsi.al 27 June 2022
Detajet/ Nëndrejtorit të policisë i vunë pistoletën

Arrestimi i dy zyrtarëve të lartë të policisë Albert Nushi dhe Nikollaq Palla ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e 21 prillit 2021, ku në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani.

E gjithë përplasja me armë mes 2 grupeve është parë nga dy zyrtarët e lartë të policisë të cilët fillimisht nuk reaguan, më pas heshtën dhe fshehën rrethanat e asaj që ndodhi 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Sipas detajeve që dalin tani nga dosja e SPAK, mësohet se fillimisht ka pasur një përplasje mes një grupi mbështetësish të PD-së që kishin ndaluar një makinë e cila sipas tyre po shpërndante para për vota në favor të PS-së.

Këta të fundit thirrën mbështetësit e tyre dhe në momentin e mbërritjes prezente ishte edhe policia. Mësohet se një person mbështetës i PS-së i kishte vënë pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla.

Këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri prej tyre nuk ka reaguar. Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt ndaj ai akuzohet për “deklarim të rremë” dhe “shpërdorim detyre”.

Fakti është se ky person i njohur për redaksinë e lapsi.al është sot i lirë sepse ndaj tij nuk rëndon asnjë akuzë. I vetmi i arrestuar për këtë ngjarje është Arbër Papleka edhe pse në vendin e ngjarjes janë gjetur gëzhoja të 2 armëve të ndryshme dhe përveç viktimës u plagosën edhe disa persona të tjerë mes të cilëve edhe 1 efektive policie. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kurti: Ku gabon Rama me "Ballkanin e Hapur"

“Unë nuk mendoj se Ballkani i Hapur do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm”. Janë këto fjalët e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që këmbëngul s...

22:46

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI