Flash

‘Një dhimbje koke’: Peleshi paralajmëron prishjen e kontratave për helikopterët “Cougar”

Lapsi.al 27 June 2022
‘Një dhimbje koke’: Peleshi paralajmëron prishjen e

Gjatë një seance dëgjimore në Komisionin Parlamentar të Sigurisë të thirrur nga deputetët e opozitës për problematikën e krijuar nga zjarret në ishullin e Sazanit, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi pranoi problemet me kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve.

Peleshi i përshkroi si “dhimbje koke” kontratat e mirëmbajtjes së helikopterëve të forcës ajrore dhe tha se ishte marrë vendim për të kërkuar ndihmën e një agjencie të NATO-s për këtë.

“Ne e mirëmbajmë flotën ajrore jashtë vendit dhe kostot janë të mëdha, vështirësitë e mirëmbajtjes janë të mëdha,” tha Peleshi duke iu referuar helikopterëve “Cougar”.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se nga katër helikopterë, tre prej tyre ndodheshin aktualisht për mirëmbajtje jashtë vendit. Njëri prej tyre gjendet i parkuar në Itali, në një situatë të komplikuar me kompaninë e kontraktuar për mirëmbajtjen e tij.

“Është e vërtetë, ka një problematikë me 1 helikopter Cougar që ka bërë një ulje të detyruar në Itali,” tha ai, duke sqaruar se po pritet akti i ekspertimit për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe kompanisë së mirëmbajtjes.

“Me shumë gjasa do t’a ndajë një proces gjyqësor,” njoftoi Peleshi, duke pranuar se po shkohej drejt prishjes së kontratës me kompaninë franceze.

Peleshi njoftoi komisionin se ishte marrë një vendim që mirëmbajtja e helikopterëve të prokurohej nëpërmjet SPA, agjencisë së prokurimit të NATO-s, duke pranuar mungesën e kapaciteteve të shtetit shqiptar në lidhjen dhe menaxhimin e këtyre kontratave.

“Nuk duam të bëjmë më procedura prokurimi për mirëmbajtjen, sepse forca jonë e negocimit, hartimit dhe monitorimit të menaxhimit të kontratave të komplikuara nuk është aq sa e një agjencie të specializuar,” shtoi ai.

Përmes një investigimi të publikuar më 31 maj, BIRN zbuloi se flota e shtrenjtë e helikopterëve ushtarakë “Cougar”, të cilët mbajnë peshën e emergjencave civile të vendit, ndodhet aktualisht jashtë funksionit për shkak të problemeve me kontratat e mirëmbajtjes.

Peleshi tha se eksperienca e parë me SPA ishte pozitive dhe për këtë është kërkuar procedurë edhe për 2 helikopterë të tjerë, për të cilët ishte prishur me mirëkuptim marrëveshja me një kompani italiane.

Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferri e konsideroi historikun e mirëmbajtjes së helikopterëve “një histori skandaloze të abuzimit të qeverisë shqiptare” dhe kërkoi llogari se pse nuk kishte në gatishmëri asnjë helikopter për shuarjen e zjarreve.

Por Peleshi e konsideroi të ekzagjeruar efektin e helikopterëve në shuarjen e zjarreve dhe shtoi se nga 7 helikopterë të flotës, vetëm 3 ishin në mirëmbajtje.

“Duhet ta luftojmë mentalitetin që zjarrin e shuajnë forcat e armatosura me helikopter,” u tha Peleshi deputetëve demokratë.

Sa i përket kapaciteteve ajrore për emergjencat civile, Peleshi shtoi se një vend i vogël si Shqipëria nuk ka leverdi ekonomike dhe praktike që të blejë një avion vetëm për fikjen e zjarreve.

“Një avion i tillë kushton 50 milionë euro për ta përdorur një muaj në vit dhe plus kostot e mirëmbajtjes. Ekonomikisht dhe praktikisht e pamundur që të kemi flotë vetëm për zjarret,” tha ministri./ BIRN

Të këshilluara

Kurti: Ku gabon Rama me "Ballkanin e Hapur"

“Unë nuk mendoj se Ballkani i Hapur do të ketë sukses. Edhe mendoj se është i gabueshëm”. Janë këto fjalët e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që këmbëngul s...

22:46

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI