Flash

Të ardhurat nga krimi/ Prokuroria sekuestron apartamente, garazhe e makina

Lapsi.al 23 June 2022
Të ardhurat nga krimi/ Prokuroria sekuestron apartamente, garazhe e makina

Prokuroria Tiranë ka sekuestruar pasuritë e një shtetasi që akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.P.

"Me kërkesë të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1336 të datës 21.06.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhënë ndaj subjektit R.P dhe personave të lidhur, janë sekuestruar pasuritë e mëposhtme:

•Pasuria e llojit arë me sipërfaqe 6800 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjekti të hetimit, e cila ndodhet në bashkia Valarë, Gjirokastër.

•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 67.25 m2, ne emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.5 m2 e cila është regjistruar në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 93.38 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 48.6 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit garazh me sipërfaqe 17.78 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit.

•Pasuria e llojit apartament me siperfaqe 105 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Tiranë, Komuna e Parisit.

•Pasuria e llojit apartament me sipërfaqe 58.42m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e cila ndodhet në Tiranë, Komuna e Parisit.

•Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 53 m2, në emër të shtetasit A.P, babai i subjektit të hetimit, e ndodhur në Yzberisht.

•3 automjete të markave Range Rover Sport, Hyndai ngjyra gri dhe Audi Q5 tipi 8 në pronësi të shtetasit R.P." - njofton mes të tjerash prokuroria.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46