Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

7 vjet burg për shqiptarin që u kap me 22 kg kokainë në Itali

Lapsi.al 23 June 2022
7 vjet burg për shqiptarin që u kap me 22 kg kokainë në

U dënua me 7 vjet burg në Itali, një 49-vjeçar shqiptar që u kap me 22 kilogramë kokainë në 22 janar 2021. Droga u gjet nga policia italiane në sediljen e përparme të fuoristradës me të cilën po udhëtonte shqiptari Marin Dajani.

Sipas medieve italiane ai nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë, por tashmë shërbente si korrier i kokainës ndërsa punonte edhe në një fabrikë në Zvicër.

Dajani i ishte justifikuar policisë se po udhëtonte drejt shtëpisë së tij, por policët kishin kërkuar t’i kontrollonin makinën Land Rover.

Agjentët e antidrogës gjetën kokainën në sediljet e përparme pasi i çmontuan ato. Nëse kokaina do të hidhej në treg ajo do të kapte vlerën e rreth 1.5 milionë euro.

Pasi doli para gjykatës italiane, 49 vjeçari Dajan u dënua me 7 vite burg dhe me 60 mijë euro gjobë.

Shqiptari kërkoi një procedurë të shkurtuar duke ulur dënimin e parë më 12 vite burg.

“Ai është një korrier i rastësishëm, pa asnjë lidhje me sistemin kriminal. Nuk kishte asnjë dijeni për sasinë dhe llojin e drogës”, - tha u justifikua avokati i tij.

Gjyqtari pranoi pjesërisht pretendimet e mbrojtjes, duke theksuar se “nuk u gjetën elementë të mjaftueshëm për të demonstruar se i akuzuari mbante pozicione me rëndësi në trafikun e drogës”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Analiza e BBC/ Frustrimi ballkanik me BE-në

Ukraina pritet të miratohet si kandidate për BE në një samit të liderëve në Bruksel, pasi Komisioni Evropian dha dritën jeshile. Ukraina aplikoi disa ditë pa...

15:39

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46