Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

Britania largon kriminelët: 23 persona të rrezikshëm rikthehen në Shqipëri

Lapsi.al 23 June 2022
Britania largon kriminelët: 23 persona të rrezikshëm rikthehen

Mediat britanike raportojnë se 23 kriminelë të rrezikshëm u kthyen në Shqipëri të enjten. Mes tyre ishte një trafikant droge, një rrëmbyes dhe një pedofil.

Sipas të njëjtave burime aty kishte edhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar si dhe një person pa të drejtë qëmdrimi në Mbretërinë e Bashkuar. Ata po vuanin dënime që së bashku arrinin në më shumë se 72 vjet burg.

Mediat britanike shkruajnë se mes të depërtuarve ishte një individ i dënuar me 18 vjet për trafik droge (kokainë) me vlerë më shumë se 2 milionë funte.

Një person tjetër ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar dhe i dënuar për trafik droge (kokainë) dhe i dënuar me më shumë se 10 vjet burg. Një individ tjetër i dënuar me 3 vjet burgim për tentativë për t'u përfshirë në komunikim seksual me të mitur.

Një tjetër person ishte i dënuar me 4 vjet burgim për rrëmbim dhe lëndime të një personi, i cili ishte gjithashtu pjesë e një grupi të krimit të organizuar.

Duke komentuar mbi dëbimet, Ministrja e Brendshme Priti Patel tha se: “Këta individë janë përgjegjës për disa nga krimet më të tmerrshme, duke përfshirë përdhunimin, krimin e dhunshëm dhe shkeljet e rënda të drogës. Ata kanë shkelur ligjet dhe vlerat tona dhe kanë lënë viktimat e tyre të jetojnë me plagët e krimeve që kanë kryer.

Kjo Qeveri do të përdorë çdo mjet të disponueshëm për të larguar shtetasit e huaj që kanë kryer krime kundër qytetarëve tanë dhe së fundmi ne kemi paraqitur Aktin e Kufijve për të ndihmuar në përfundimin e ciklit të kërkesave dhe apelimeve të minutës së fundit që mund të vonojnë largimet” – tha ajo.

Muajin e kaluar, 190 shtetas të huaj u larguan nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime çarter dhe të planifikuar.

Zyra e Brendshme theksoi se që nga marsi i vitit 2021 më shumë se 10,000 njerëz janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar me fluturime të planifikuara dhe çarter, me 85 fluturime në 13 vende të ndryshme.

“Fluturimi i të enjtes u krye në bashkëpunim me qeverinë shqiptare”, - shtoi Patel. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Analiza e BBC/ Frustrimi ballkanik me BE-në

Ukraina pritet të miratohet si kandidate për BE në një samit të liderëve në Bruksel, pasi Komisioni Evropian dha dritën jeshile. Ukraina aplikoi disa ditë pa...

15:39

Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

Nga Astrit Patozi Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që...

19:25

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46