Flash

Vatër zjarri në Mat

Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Karicë, në Njësinë Administrative Baz, në Bash...

18:50

Tjetër vatër zjarri në Fier

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Topojë, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, flakë...

18:44

Vatër zjarri në Pogradec

Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në fshatin Mëmëlisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake...

18:42

DW: Ballkani Perëndimor në BE? Asgjë e re nga Perëndimi

Lapsi.al 23 June 2022
DW: Ballkani Perëndimor në BE? Asgjë e re nga Perëndimi

Ndryshe nga ç'paralajmëruan pak ditë më parë, drejtuesit politikë të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë nuk e anuluan pjesëmarrjen e tyre në samitin mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili u zhvillua në Bruksel më 23 qershor.

"Biseduam gjatë më liderët e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriu rreth samitit të ardhshëm. Duket se në fund të tij do të dëgjojmë një tjetër përgjigje: ‘Jo, na vjen keq!' Bullgaria që merr peng të gjithë Unionin nuk është ndonjë spektakël për t'u parë! Çfarë të bëjmë atje?!”

Me këtë status në Twitter, kryeministri shqiptar Rama mbase tentoi të parapërgatiste shqiptarët për një tjetër "JO” nga Bashkimi Evropian, në lidhje me procesin e zgjerimit dhe anëtarësimin e saj në BE. Një ditë më pas, ai konfirmoi vajtjen në këtë samit, duke e lidhur këtë ndryshim kursi me idenë që presidenti francez Macron hodhi më 9 maj të këtij viti, kur foli për një "Komunitet politik evropian”, komunitet që do të shërbejë si "paradhomë” për shtetet që presin në radhë për t'iu bashkuar "dhomës së madhe” të BE-së. Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Rama, presidenti serb Vuçic dhe kryeministri maqedonas Kovaçevski, në unison deklaruan se e pranonin ofertën franceze.

Ballkani Perëndimor rebelohet ndaj BE

Pas më shumë se pesë orë bisedimesh mes krerëve më të lartë të Bashkimit Evropian, me liderët e Ballkanit Perëndimor, konferenca e planifikuar për shtyp e presidentit të Këshillit të BE, Charles Michel me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe presidenten e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen u anulua zyrtarisht për shkaqe kohore.

Por teksa kjo konferencë u anulua, një tjetër konferencë mori vëmendjen e shumë mediave gjatë këtij samiti. Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski, si rrallëherë më parë, iu drejtuan me tone të ashpra dhe shpotitëse Unionit dhe drejtuesve të tij, ku nuk munguan as batutat e shkëmbyera mes tyre, të cilat e kthyen shpeshherë rëndësinë e ngjarjes në një "pazar të hareshëm ballkanik”.

Vetoja dyshe nga Bullgaria – shtet në të cilin qeveria ra një natë para mbajtjes së samitit, ishte fjala kyçe e përdorur në fjalimet e Kovaçevskit dhe Ramës. I pari e konsideroi atë si shtetin që mban peng ecjen para të Maqedonisë së Veriut. "I treguam BE se kemi vijat tona të kuqe kur flitet për Bullgarinë dhe siguroj qytetarët e mi që unë do të mbroj interesin e tyre deri në fund, duke mbrojtur gjuhën dhe identitetin tonë” – theksoi Kovaçevski, duke iu referuar konflikteve dhe lëmsheve historike të mbartura nga e kaluara me Bullgarinë.

Një tjetër qasje kishte Rama ndaj Unionit, duke thënë se i vinte keq për BE. Në ndryshim nga homologu maqedonas, Rama nuk i përmendi qytetarët e vendit të tij por e nisi me ironinë: "Më lejoni të shpreh keqardhjen e thellë për Bashkimin Europian. Më vjen keq për ta dhe shpresoj që të mund t'i ndihmojmë”. Retorika e tij e ashpër ndaj rezultatit të këtij samiti, u komentua edhe nga homologu i tij serb Vuçiç, i cili i buzëqeshur, e komentoi sjelljen e Ramës "si të frustruar”.

"Open Balkan”

"Ballkani i Hapur” (Open Balkan), nisma rajonale ballkanike, e cila për momentin ka në përbërje të saj vetëm Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, mori shumë rëndësi gjatë të gjithë konferencës së shtyp.

"Kam kërkuar mbështetje të plotë dhe pa ekuivok për Ballkanin e Hapur, sepse edhe për këtë janë të ndarë, a thua se do jetojnë në Ballkan e janë të ndarë edhe në raport me Ballkanin për çfarë bëjmë ne në hapësirën tonë”- vijoi Rama me retorikën e tij.

Ndërsa Vuçiç nxitoi të siguronte se për nismën nuk ishte konsultuar me askënd, përfshirë këtu Putinin, duke nënkuptuar akuzat e bëra në opinionin publik se kjo është një nismë ruse.

Presidenti serb e cilësoi madje dhe mbushjen e sallës plot gazetarë, si një sukses të kësaj nisme. "Kur filluam këtë proces, vetëm dy ose tre gazetarë kishin interes për të. Shihni tani, salla është mbushur plot” – tha Vuçiç me krenari. Dhe në fakt interesi ishte i lartë, por vetëm tre gazetarë në total, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, të përzgjedhur paraprakisht, patën të drejtën e pyetjeve. Në çastet e fundit të konferencës, një gazetar francez mundi të sigurojë një pyetje, për të cilën me shaka tha se s'mund të priste për përgjigjen, duke thumbuar konferencën e stërzgjatur prej fjalimeve.

Debatet mbi "Ballkanin e Hapur” vijojnë të jenë ende të forta. Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle vetëm një ditë para samitit, Manuel Sarrazin, i Dërguari Special i qeverisë federale gjermane për BP, u shpreh skeptik rreth kësaj nisme dhe theksoi fort se ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse, duke iu referuar mosmarrjes pjesë të Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje – Hercegovinës. /DW

Të këshilluara

Analiza e BBC/ Frustrimi ballkanik me BE-në

Ukraina pritet të miratohet si kandidate për BE në një samit të liderëve në Bruksel, pasi Komisioni Evropian dha dritën jeshile. Ukraina aplikoi disa ditë pa...

15:39

Të gjitha “krimet” e Belind Këlliçit

Nga Astrit Patozi Më dhimbset shumë Belind Këlliçi, tek e shoh të goditur e të sulmuar nga të gjitha krahët, pikërisht prej asaj ane, ku ai vetë ka pritur që...

19:25

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46