Flash

Lubonja: Qentë që lehin dhe karvani i Ramës në Prishtinë

Lapsi.al 20 June 2022
Lubonja: Qentë që lehin dhe karvani i Ramës në

Publicisti dhe shkrimtari Fatos Lubonja nuk i kurseu kritikat për mbledhjen e 8-të të përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj së Shqipërisë. Në emisionin "Open", Lubonja tha se ky takim mes qeverive është një aksion i kryeministrit Edi Rama për të rehabilituar veten në Kosovë, nëpërmjet këtij shou.

“Unë gjykoj që ky ishte një aksion i Ramës ndaj të gjithë atyre humoreve për të rehabilituar pak veten në Kosovë nëpërmjet këtij shou dhe kësaj gjuhe patriotike.

Sa u përket marrëveshjeve, premtimet e këtyre nuk besohen. Ky humor shpreh një qëndrim politik… S’ka problem më të mprehtë sot se projekti Open Balkan që ka lançuar Rama.

Kjo teoria e qenve që lehin dhe karvanit të Ramës që shkon përpara mirë ka ecur. Ky Albin Kurti që ka Vetëvendosjen këtu i di apo nuk i di problemet e Shqipërisë.

Ne kemi 30 vite që nuk kemi bërë dot hekurudhën të shkojmë në Durrës. Ky Albini i di këto apo jo?

Lidhur me portin ka një debat të madh sepse kemi të bëjmë me dy vizione për botën.

Albini është nacionalist, Rama neoliberal… Pse duhet Porti i Durrësit? Ua japim arabëve të bëjnë kulla, shqiptarët të punojnë kamerierë në qytetin global që do të ndërtojë Rama në Durrës.

Tani ky Albini që është në Kosovë a bën hesape apo jo? Në këtë Shqipëri që është copë-copë. Kur do të bëhen këto, kur do bëhet ky Porti që na e shet… Ky është problemi për mua. Ata kanë dy vite nuk kanë bërë abetaren akoma.

Si gjithmonë prekin ca tela ndjeshmërie nacionaliste. Kosova duhet të ruante gegërishten dhe Shqipëria gjuhën e saj, ruhen kulturat, por kjo është gjë tjetër.

Pra lidhur me këtë zhgënjimi është Kurti sepse Rama dihet, të bëhet pjesë e kësaj shfaqjeje në rol figuranti, Kurti vetëm në mbrojtje” – tha Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46