Flash

Glukozaminë sulfati i kristalizuar, alternativa më e përdorur në trajtimin e osteoartritit

Lapsi.al 20 June 2022
Glukozaminë sulfati i kristalizuar, alternativa më e përdorur

Nga Dr. Blerina Dhamo

Osteoartriti (OA) është një çrregullim kronik degjenerativ që aktualisht përfaqëson një nga shkaqet kryesore të paaftësisë në popullatën e moshuar dhe një ankesë e rëndësishme në përgjithësi. Baza fiz-patologjike e Osteoartritit përfshin një grup kompleks ndërveprimesh ndërmjet faktorëve biokimikë dhe mekanikë.

Kjo ka çuar në kërkimin e vazhdueshëm për një skemë ideale të menaxhimit terapeutik për këta pacientë, ku glukozamina është një nga alternativat më të përdorura në mbarë botën për shkak të vetive të saj kondroprotektive të mundshme dhe me efekt afatgjatë. Përdorimi i saj në osteoartrit është i mirë vërtetuar. Glukozaminë sulfat i kristalizuar në dozë 1500 mg, e bën molekulën e glukozaminë sulfatit më rezistente ndaj hidrolizës dhe arrin në organizëm në përqëndrimin e duhur plazmatik për të patur një efekt farmakologjik.

Studimet klinike kanë treguar që glukozaminë sulfati i kristalizuar jo vetëm që ul dhimbjen, por përmirëson funksionimin e gjurit, si edhe ngadalëson progresionin e sëmundjes.

Disa prova që mbështesin diabetogjenezën nga glukozamina mbeten të pakta tek njerëzit dhe deri më sot kjo lidhje duhet të konsiderohet vetëm një mundësi teorike. Në përgjithësi glukozaminë sulfati i kristalizuar ka efekte anësore të lehta dhe kalimtare dhe megjithëse shpesh përshkruhet nga mjeku specialist ajo mund të merret në farmaci pa recetë.

Menaxhimi i dhimbjes në osteoartrit bazohet në trajtime farmakologjike dhe jo farmakologjike. Ibuprofeni është një nga Antiinflamatorët jo steroid më të përdorur në menaxhimin e dhimbjes së osteoartritit. Kjo si pasojë e efikasitetit dhe profilit te favorshëm të sigurisë me riskun më të ulët për efekte anësore që lidhen me çrregullimet gastro-intestinale ndërmjet gjithë antiinflamatorët e tjerë jo steroid që përdoren. Është një analgjezik i njohur, si edhe një aleat i besueshëm kundër dhimbjeve dhe inflamacioneve akute dhe kronike.

Kombinimi i ibuprofenit me fizioterapinë ka treguar një shkallë përfitimi te pacientët me osteoartrit, por udhëzimet e fundit rekomandojnë përdorimin e glukozaminë sulftatit të kristalizuar në stadet e para të menaxhimit të Osteoartritit.

Të këshilluara

Avdullah Hoti merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte sot mes 22 shtetasve që morën nënshtetësinë shqiptare, në një ceremoni betimi që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës...

18:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI