Flash

Mbledhja e përbashkët, reagon Albin Kurti: Nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin

Lapsi.al 20 June 2022
Mbledhja e përbashkët, reagon Albin Kurti: Nuk duhet ta masim suksesin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar në lidhje me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt këtë të hënë në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti shkruan se mbledhja e tetë e dy qeverive Shqipëri-Kosovë shërbeu për të vlerësuar progresin e bërë deri tani, si dhe nënvizon se në takimin e sotëm u nënshkruan marrëveshje të reja të rëndësishme, në në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare.

“Sot mbajtëm mbledhjen e 8-të të përbashkët të qeverisë me Shqipërinë për të vlerësuar progresin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushën e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare”, shkruan Kurti.

Në një postim tjetër në Twitter Kurti shton se: “Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurrë. Por ne nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të krahasojmë me botën. Ne kemi nevojë për më shumë unitet btë ne dhe përafrim në çështjet rajonale dhe të jashtme. Nuk ka dyshim se historia do të na gjykojë se si e përdorim këtë mundësi historike”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46