Flash

Shqipëria po e legalizon/ Gledis Nano: Lufta kundër kanabisit, sfida e jetës sime!

Lapsi.al 20 June 2022
Shqipëria po e legalizon/ Gledis Nano: Lufta kundër kanabisit, sfida e

Gjatë ceremonisë së diplomimit të 12 nënkomisarëve të rinj në Shkodër, Drejtori i Policisë Gledis Nano mbajti një fjalim motivues për shefat e rinj të policisë.

Ai i ka inkurajuar ata për sfidat që i presin, duke u folur për luftën kundër kultivimit të kanabisit.

“Unë kur mora detyrën, kisha shumë sfida mbi vete, dhe njëra prej tyre ishte dhe ende është lufta pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve. Ju siguroj se nuk i kisha sfida mediatike, por i kam sfida të jetës, ndaj edhe ju dhe gjithë kolegët tuaj, duhet të sfidoni të keqen, të mos tradhëtoni kolegët, por të mbroni ligjn dhe qytetarët” u shpreh Nano.

Por qeveria pritet që shumë shpejt të legalizojë kanabisin për motive mjekësore dhe vitin tjetër do të legalizojë edhe atë për qëllime rekreative, ose ndryshe për konsum vetjak. Kështu, dekriminalizimi i akuzave për përdorimin e drogave të lehta e lehtëson luftën e policisë kundër përdoruesve dhe supozohet se nxjerr nga duart e krimit edhe trafikun. Për pasojë, edhe prioritetet e policisë, ndryshojnë.

Fjala e Nanos:

“Bëhuni palë me ligjin dhe jo me krimin, e të keni refren e motiv thënien e një luftëtari e atdhetari të shquar: "Që nga dita që jam lerë, kurrë s'jam shitur, kurrë s'jam blerë!”

Shërbeni Policisë së Shtetit duke garantuar rend dhe siguri për qytetarët, luftoni krimin në përgjithësi dhe krimin e organizuar në veçanti, dhe ju siguroj se do të keni përkrahjen më të madhe që ju s’e keni imagjinuar, do të keni përkrahjen dhe mirënjohjen qytetare që rrallëkush e fiton, dhe pa asnjë mëdyshje do të keni edhe mbështetjen time dhe të stafit drejtues të DVP Shkodër.

Unë kur mora detyrën, kisha shumë sfida mbi vete, dhe njëra prej tyre ishte dhe ende është lufta pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Ju siguroj se nuk i kisha sfida mediatike, por i kam sfida të jetës, ndaj edhe ju dhe gjithë kolegët tuaj, duhet të sfidoni të keqen, të mos tradhëtoni kolegët, por të mbroni ligjn dhe qytetarët.

Jemi një familje shumë e madhe, e cila po të jetë e bashkuar në sfida dhe në prioritete nuk guxon askush ta thyejë e ta sfidojë.

Kanabisi është një sfidë e madhe sepse prej kësaj veprimtarie fuqizohen grupet kriminale dhe sjell krime dhe pasiguri për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Luftoni fort, mos u stepni, dhe mua do të më keni në krah përherë, për t’ju besuar detyra në rolet më të larta drejtuese, siç e meritoni.”

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI