Flash

Berisha: Deklarata e Lames zbuloi projektin e përvetësimit të pronave

Lapsi.al 20 June 2022
Berisha: Deklarata e Lames zbuloi projektin e përvetësimit të

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeveritarët po falsifikojnë, djegin dhe shkatërrojnë dokumentet e pronave të shqiptarëve. Në një tryezë të organizuar Berisha komentoi deklaratën e kreut të Kadastrës Artan Lame i cili tha se ka probleme në zonat në zhvillim e sipër.

"Para 3 ditësh doli shefi i kadastrës Artan Lame në televizion. Renditi me dhjetëra probleme me të cilat tregonte se kadastra nuk ekziston më, se tapitë fabrikohen te Rruga e Kavajës.

Në Kadastrën e Tiranës në 2013 çdo gjë në mënyrë absolute është lënë e digjitalizuar dhe ai me atë dëshmi që ka bërë, ka faktuar se është një kriminel i përmasave të paimagjinueshme” – akuzoi Berisha që tha se qeveria ka një projekt për grabitjen e pronave.

“Zbuloi një projekt të këtyre hajdutëve në pushtet për tu vërsulur mbi pronat e qytetarëve shqiptarë.

E certifikuar nga BB si një nga veprimtaritë më të suksesshme dhe është bërë në fakt nga një grup IT shqiptar.

Fatmirësisht miqtë e mi ai kishte në epiqendër kadastrën e Tiranës, ai projekt. Nuk është e gjithë Shqipëria, këto, është gjithçka digjitale.

Artan Lame tregoi projektin që kanë për të përvetësuar pronat e shqiptarëve. Probleme të mëdha tha ka në zonat në zhvillim e sipër. 

Asnjë problem nuk ka kadastra ju garantoj me përgjegjësi të plotë, përveç problemit që qeveritarët duan të vjedhin.

Filluan me djegien e dokumenteve në Sarandë, prisni kur të vazhdojë në të gjithë bregun" - akuzoi Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Avdullah Hoti merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ishte sot mes 22 shtetasve që morën nënshtetësinë shqiptare, në një ceremoni betimi që u zhvillua në Bashkinë e Tiranës...

18:33

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46