Flash

Berisha: Rama në Kosovë me mision për rrëzimin e Kurtit

Lapsi.al 19 June 2022
Berisha: Rama në Kosovë me mision për rrëzimin e Kurtit

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar vizitën e kreut të qeverisë Edi Rama, në Kosovë. Me anë të një statusi në Facebook, Berisha thotë se se Rama ka shkuar në Kosovë me një mision të deleguar nga Serbia në Samitin e Ohrit, të rrëzojë qeverinë e Albin Kurtit.

“Edi Ramës i është ngarkuar detyra ne një akt të ri antishqiptar, të punojë ngushtë me albanofobe e serbofile në Kosove për rrëzimin e qeverise Kurti, qeveri e cila me qëndrimet konsekuente kundër projektit ruso-serb te Ballkanit te Hapur, mbrojti dhe po mbron me konsekuence interesat e kombit shqiptar, por edhe te Bashkimit Europian dhe NATO-s ne rajon”, -  shkruan Berisha.

Berisha thotë se dënon ashpër misionin antishqiptar, sic e quan ai, duke e paralajmëruar të heqë dorë nga skenarët e Beogradit, ose në të kundër do të marrë përgjigjen e gjithë kombit shqiptar.

“Pas Samitit antishqiptar dhe antieuropian te Ohrit, ku presidenti i sebomadhise, Aleksander Vuçiç, me urdher te Putinit mblodhi vasalet e tij te Tiranes dhe Shkupit per avancimin e Ballkanit serbo-rus ne kundervenie te hapur te Procesit te Berlinit, duket se Edi Rama ka marre detyra te reja nga Beogradi.

Me kete rast, duke denuar me ashpersine me te madhe misionin e ri antishqiptar te Edi Rames te ngarkuar nga Beograd, paraljameroje vasalin e mjere te serbomadhit Vuçiç, te heqi dore nga skenaret e Beogradit kunder qeverise se Kosoves pasi ne te kundert do marri ndeshkimin e merituar nga mbare kombi shqiptar” – shkruan Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46