Flash

Makron humbet shumicën absolute në parlament

Lapsi.al 19 June 2022
Makron humbet shumicën absolute në parlament

Exit poll-et e para të raundit të dytë të zgjedhjeve politike franceze kanë nxjerrë se Emannuel Macron ka humbur shumicën absolute në parlament. Të dhënat e para i japin koalicionit të tij 224 vende nga 289 mandate që i sigurojnë kontrollin e plotë.

Në vend të dytë është renditur koalicioni i majtë i udhëhequr nga Jean-Luc Mélenchon që llogaritet të marrë rreth 149 vende.

Suksesi më i qartë është ai i Marine Le Pen, e cila arriti të dhjetëfishojë numrin e deputetëve nga 8 që ka aktualisht, në 75 - 95 duke projektuar të djathtën ekstreme si forcën e tretë në vend.

Tashmë Macron është i detyruar të bëjë një koalicion për të bërë të mundur realizimin e reformave të premtuara. Ajo që bie në sy është se pjesëmarrja ishte në më pak se 47%. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46