Flash

Rama sfidon Kurtin një ditë para mbledhjes së qeverive

Lapsi.al 19 June 2022
Rama sfidon Kurtin një ditë para mbledhjes së qeverive

Kryeministri Edi Rama ka premtuar qeveria e tij do të heqë të gjitha tarifat doganore për mallrat që do të importohen nga Kosova. Njoftimi vjen një ditë para mbledhjes së dy qeverive që pritet të mbahet të hënën në Prishtinë.

Pasi vizitoi një fabrikë mielli Rama tha se Shqipëria do t’i heq të gjitha tarifat doganore duke nisur nga produktet bujqësore. Përjashtim bën vetëm taksa e skanimit që është vendosur me anë të një koncesioni në parlament.

“Bashkë me ministren Frida Krifca flisnim për rritjen e bashkëpunimit dhe për shkrirjen komplet të të gjithë pengesave të kufirit me Kosovën, edhe kur vjen puna tek produktet bujqësore, kjo është A-ja. Ne kemi bërë një plan që do t’i heqim krejt tarifat doganore me Kosovën, do t’i heqim plotësisht.

Dëshirën e kemi që të bëhet bilaterale me Qeverinë e Kosovës, por ne do ta bëjmë, ata kanë kërkuar më shumë kohë për ta analizuar.

Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithçka që vjen nga Kosova, përjashto atë të skanimit se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do eksportojnë nga Kosova në Shqipëri” – tha Rama që më pas u duk se ia la “topin” në dorë Albin Kurtit duke i përmendur edhe “Ballkanin e Hapur”.

“Anasjelltas duhet ta bëjë qeveria e Kosovës por qeveria e Kosovës do më shumë kohë për ta studiuar, ne do ta bëjmë gjithsesi. Sepse ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e mos ta kemi me Kosovën, është e pakuptimtë,” - tha Rama.

Albin Kurti e ka kundërshtuar fuqishëm nismën Ballkani i hapur e cila ka shkaktuar jo pak herë përplasje mes tyre. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46