Flash

Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Bullgarisë

Lapsi.al 16 June 2022
Shkarkohet kryetari i Kuvendit të Bullgarisë

Të enjten parlamenti i Bullgarisë rrëzoi kryetarin Nikola Minçev në një goditje të re ndaj qeverisë së koalicionit të kryeministrit Kiril Petkov, i cili përballet me një votë mosbesimi javën e ardhshme.

Mocioni i paraqitur nga ish-partneri i koalicionit qeverisës “Ka një popull të tillë”, me mbështetjen e GERB-it në pushtet, “Lëvizjes për të Drejta dhe Liri” (MRF) dhe “Vazrazhdane”.

Ata pretendojnë se Minçev ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit dhe po pengon punën normale legjislative dhe kontrollin parlamentar mbi punën e qeverisë.

Mocioni i zëvendësimit mori 125 vota pro, 113 kundër dhe një abstenim.

Në përputhje me rregulloren e punës së Parlamentit, në vend të Minçevit do të jetë zëvendëskryetari i Kuvendit Kombëtar, Miroslav Ivanov. Kryesuesi i ri i Kuvendit Kombëtar duhet të zgjidhet brenda 14 ditëve nga shkarkimi i Minçevit nga detyra.

Analistët thonë se rrëzimi i Minçevit tregoi ekuilibrat e rinj në parlament dhe sinjalizoi se qeveria e Petkov mund të bjerë në një votë mosbesimi javën e ardhshme. Kjo do ta dërgonte vendin ballkanik në një raund të ri trazirash politike.

Petkov, i cili erdhi në detyrë në dhjetor pas një krize të zgjatur politike me zotimet për të luftuar korrupsionin e nivelit të lartë në vendin më të varfër të Bashkimit Evropian, shprehu shpresën se mund të gjente ende shtatë deputetë të nevojshëm për të rivendosur shumicën.

Një rrëzim eventual i qeverisë ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të reja në vjeshtë, në mes të luftës në Ukrainë dhe rritjes së inflacionit, që ka arritur në nivelin më të lartë të 24 viteve të fundit./REL/

Të këshilluara

Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës

Mesazhe kërcënues për shpërthimin e një bombe në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, kanë mbërritur këtë të enjte në policinë e Kosovës. Lajmi është konfir...

18:34

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI