Flash

Alibeaj: Humbëm rastin për një president mbi palët pasi Rama u tërhoq

Lapsi.al 30 May 2022
Alibeaj: Humbëm rastin për një president mbi palët pasi Rama

Pas dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së Presidentit të Republikës ka dalë në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj. Alibeaj shprehet se opozita e kreu detyrimin politik duke marrë pjesë në proces. Më tej ai tha se humbi mundësia për të pasur një president mbi palët.

“Bëmë detyrën tonë politike morale dhe kushtetuese për t’i dhënë vendit një president mbi palët. Morëm pjesë në proces, ofruam rregullat e lojës por ju e patë fare qartë në momentin ku ofruan rregullat, u pa qartë që nga ana e Ramës, ndodhi ajo që do të bëjë gjithmonë të mos mbajë fjalën, ai u tërhoq. Është detyrë e opozitës që për të mos e çuar vendi në një pozitë për të zgjedhur presidentin në mënyrë të njëanshme, kjo kërkon si element të domosdoshëm pjesëmarrjen si detyrim politik. Ajo që Rama ka thënë është se humbëm një rast për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një institucion që do të kishte legjitimitetin e palëve. Mazhoranca nuk mori pjesë në proces, vetëm në morëm pjesë.  Nëse do të ecnim me kandidatura të njëanshme, do të ishte përsëri president i njëanshëm. Qëllimi nuk ishte për të ecur me axhendë të njëanshme. Duhet të ishte një president i përbashkët dhe ne caktuam axhendën. Ishte ideja të zgjidhej një president mbi palët.’- tha Alibeaj.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dita nis e kthjellët

Sipas MeteoAlb, vendi ynë, mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjate gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijo...

07:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI