Flash

“Lija e majmunit” alarmon OBSH: Shkon në 257 numri i rasteve të konfirmuara

Lapsi.al 29 May 2022
“Lija e majmunit” alarmon OBSH: Shkon në 257 numri i rasteve

Janë konfirmuar tashmë zyrtarisht 257 raste të Lisë së majmunëve. Rreth 120 raste të tjera janë të dyshuara. Për fat të mirë edne nuk raportohet për të vdekur.

Kjo ishte deklarata urgjente e Organizatës Botërore të Shëndetësisë që specifikoi se "situata po evoluon me shpejtësi".

Në Itali janë identifikuar së fundmi edhe 2 raste të tjera. Sipas OBSH-së, "shumica dërrmuese e rasteve të raportuara deri më tani nuk kanë histori udhëtimi në zona endemike.

OBSH thekson se identifikimi i rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve pa lidhje të drejtpërdrejta me një zonë endemike "është atipike".

Shfaqja e papritur e njëkohshme në disa vende jo-endemike "sugjeron se mund të ketë pasur transmetim të pazbuluar për disa kohë dhe se ngjarjet e fundit kanë përforcuar përhapjen e virusit".

Në raportin e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë kujton se janë tre veprime të menjëhershme që duhen ndërmarrë: ofrimi i informacionit të saktë për ata që mund të jenë më të rrezikuar; ndalimi i përhapjes së mëtejshme midis grupeve të rrezikut; mbrojtja e punonjësve shëndetësorë në linjën e parë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI