Flash

Europol për furnizimet me armë: Të evitohen situata si në Ballkan

Lapsi.al 30 May 2022
Europol për furnizimet me armë: Të evitohen situata si në

Autoriteti europian i policisë, Europol është i shqetësuar, se armët që këto kohë nga Bashkimi Europian po shkojnë drejt Ukrainës në plan afatgjatë mund të bien në duar të gabuara.

"Një kohë lufta do të marrë fund. Ne duam që të pengojmë një situatë si para 30 vjetësh në luftën e Ballkanit. Armët nga kjo luftë ende edhe sot përdoren nga grupet kriminale", është shprehur drejtoresha e Europol, Catherine De Bolle në intervistë me gazetën gjermane "Welt am Sonntag".

Lëvizje të fshehta terroristësh mes Ukrainës e BE

Për këtë arsye Europol planifikon që të krijojë një grup ndërkombëtar, që të zhvillojë strategji për të vepruar në këtë situatë si ajo e luftës në Ukrainë. Nga ana tjetër Europol vëren edhe aktivitete të fshehta lëvizjeje mes Ukrainës dhe BE të personave të njohur terroristë, ekstremistë dhe të gatshëm për dhunë, është shprehur De Bollte. "Situata është tepër dinamike dhe e fragmentarizuar, dhe ne marrim shifra të ndryshme nga partnerët europianë", ka thënë drejtoresha e policisë europiane. Aktualisht Europol ka regjistruar edhe një rritje të sulmeve kibernetike në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Europol po ashtu ka paralajmëruar nga rritje e ndjeshme e dhunës në rrugët europiane. Drejtoresha e Europol në bisedë me "Welt am Sonntag bën fjalë për një "nivel të dhunës në rrugët europiane, që nuk e kemi parë kurrë më parë. Deri tani e dinim këtë nga Amerika Latine.'/DW

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dita nis e kthjellët

Sipas MeteoAlb, vendi ynë, mbetet nën dominimin e moti të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjate gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijo...

07:51

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI