Flash

20-vjeçarja nga Librazhdi: Vjehrri dhe vjehrra hynë me shkopinj, më kishin droguar

Lapsi.al 30 May 2022
20-vjeçarja nga Librazhdi: Vjehrri dhe vjehrra hynë me shkopinj,

20-vjeçarja, pamjet e së cilës u bënë virale në rrjet pasi u kap në dhomë nga vjehrri dhe vjehrra duke tradhëtuar djalin e tyre që punonte në Gjermani, ka folur për herë të parë lidhur me ngjarjen. E reja tha se vjehrri dhe vjehrra kishin këmbëngulur që ajo të martohej me djalin e tyre që para 3 vitesh kur kishte qenë 17 vjeç. Ndërsa sa i përket ngjarjes, ajo deklaroi se atë mbrëmje ishte ndjerë çuditshëm sikur të ishte droguar. Më pas, 20-vjeçarja sqaroi se kishte një muaj e gjysmë lidhje me djalin që u gjet me të në dhomë dhe se ky i fundit nuk dinte gjë mbi martesën e saj.

"Prej 3 vitesh jam e martuar. Isha fëmijë kur ma mbushën mendjen dhe nuk e dija se çfarë do ndodhte më mbrapa. Familja e burrit ma mbushi mendjen dhe ma bënë “top” edhe babi më thoshte se janë familje e mirë. Ata që janë në video, vjehrri dhe vjehrra janë personat që më mbushën mendjen, më shumë vjehrra. Mua më kishin parë thjesht si pamje dhe ishte vjehrra e cila më kërkonte. Kur jam njohur me bashkëshortin, ai ka qenë në Shqipëri, më pas u fejuam dhe ai iku në Gjermani, erdhi në Shqipëri dhe ndenji vetëm 1 muaj. Ai është 30 vjeç, kemi 10 vite diferencë. Nuk e kemi shijuar martesën, ai vinte rrinte një muaj dhe largohej. Edhe kur vinte rrinte më shumë në lokale. Unë qëndroja me vjehrrën dhe vjehrrin dhe gjatë kësaj kohe donin të më bënin shërbëtore.

Atë natë ika të fle gjumë dhe ata nuk e di se çfarë më kishin future, më kishin droguar, çelësin e kishin lënë jashtë. Ata kishin një çels të vetin, dhe mund të hynin kurdo në banesën time, ku jetoja vetëm dhe shkoja pasi haja darkë me ta. Nuk e di çfarë më ndodhi atë natë por nuk mbaj mend asgjë. Atë natë vajta në spital, më dhimbte trupi madje akoma kam dhimbje. Ishte ora 12 e natës kur shkova në spital, pas ngjarjes.  Unë konsumova darkë me vjehrrin dhe vjehrrën, më pas shkova në shtëpi, pastaj nga ora 10 më duket ishte ai djali aty, pastaj erdhën më kapën, me shumë komshinj me shkopinj dhe çdo gjë. Me djalin në video kisha marrëdhënie prej 1 muaj e gjysmë. Djali nuk e dinte se isha e martuar. Nuk më kanë paralajmëruar më parë, nuk besoja se dinin gjë për tradhëtinë. Ata kanë pasur çelësin dhe hynë brenda në banesë. Ishin mbledhur të gjithë ata burra aty dhe më hoqën batanijen, më thanë fjalë të pista.", tha e reja.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI