Flash

Mazhoranca rrëzon Mirakaj-n/ Berisha: Diskriminim, është pasardhës i një familje të shkëlqyer

Lapsi.al 30 May 2022
Mazhoranca rrëzon Mirakaj-n/ Berisha: Diskriminim, është

Gjatë seancës së sotme prlamentare, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi diskriminim e tejskajshëm që qeveria po tregon me emërimet në postet zyrtare. Si shembull, kreu i PD-së solli rrëzimin e emrit të Simon Mirakaj për mandatin e dytë si anëtar i Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Sipas Berishës, qeveria e rrëzoi emrin e tij duke treguar diskrimin ndaj ish-të përndjekurve dhe ish-pronarëve.

"Hoqët nga lista Simon Mirakën që ka qenë një i persekutuar dhe që është pasaardhës i një familje e shkëlqyer. Dhe me një kombinim individësh që i lidh krimi, i fshin emrin për të shkuar komisioner në Komisionin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Diskriminimi juaj ndaj qytetarëve është i pakufijshëm. E dini që 95% të proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko qeveria, qytetarët nuk fitojnë kurrë.  Tani vendosët që rekursin ta shndërroni në një mekanizëm placckitje të vërtetë me vendim. Të përzgjidhni ata që nuk do të shkojnë në Gjykatë të Lartë natyrisht kundrejt shumave të majme", tha Berisha.

Ndërkohë në një replikë të shpejtë, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se Mirakaj nuk u zgjodh pasi propozimi i tij mban firmën e 'katranit me bojë', duke iu referuar kështu kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI