Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Roma-Feyenoord, policët e Kosovës nisen drejt Tiranës në ndihmë të kolegëve shqiptarë

Lapsi.al 25 May 2022
Roma-Feyenoord, policët e Kosovës nisen drejt Tiranës në

Policia e Kosovës do të dërgojë forca policie në Tiranë sot, për shkak të ndeshjes sportive që pritet të mbahet në stadiumin e Tiranës, mes ekipeve Roma- Feyenoord.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgojë disa zyrtarë policorë në Tiranë”, ka theksuar ai.

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur se mbrëmë janë lënduar 19 policë pas përleshjes mes grupeve të tifozëve që kanë shkuar për të mbështetur ekipin e Romës dhe Feyenoordit në Tiranë.

“Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave finaliste, janë plagosur 19 punonjës të Policisë së Shtetit në krye të detyrës, njëri prej të cilëve është plagosur me armë të ftohtë (thikë), të cilëve u është dhënë ndihma e menjëhershme mjekësore, si dhe janë dëmtuar edhe katër automjete shërbimi të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftim.Ndihmë mjekësore kanë pranuar edhe 10 shtetas, nga të cilët pesë shtetas shqiptarë, tre italianë dhe dy holandezë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar. /kallxo.com

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI