Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Vrau kolegun në Komisariat, polici kurohej me antidepresiv kundër skizofrenisë

Lapsi.al 25 May 2022
Vrau kolegun në Komisariat, polici kurohej me antidepresiv kundër

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e policit Çaush Saliasi në Komisariatin numër 3 në Tiranë nga kolegu i tij Ludjan Zaimi, i cili tashme akuzohet për ‘vrasje me paramendim’ i punonjësit të Policisë së Shtetit, duke rrezikuar kështu burgimin e përjetshëm.

Edhe pse 25- vjeçari mbajti qëndrim shfajësimi, duket se provat po rëndojnë akuzat ndaj Ludjan Zaimit. Gjatë kontrollit të makinës së tij, por edhe të banesës, policia ka gjetur dhe sekuestruar 56 fishekë, duke i ngritur akuzën e armëmbajtjes pa leje. Ndërkohë gjatë kontrollit të banesës, 25 vjeçarit iu gjetën antidepresiv 'Seroquel', i cili përdoret për skizofreni dhe çrregullim bipolar me të cilat ai kurohej për skizofreni.

Nga zbardhja e dëshmisë, Ludjan Zaimi ka thënë se nuk i duronte dot talljet e kolegut të tij Çaush Saliasi i cili sipas tij prej kohesh e ofendonte dhe fyente me fjale të rënda dhe për këtë ka qëlluar 6 herë me armë mbi trupin e 56-vjecarit, duke i shkaktuar vdekjen dhe duke rrezikuar kështu burgim të përjetshëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 23 majit brenda komisariatit nr.3. në Tiranë teksa po ndërroheshin turne në sallë ishin dhe kolegët e tjerë. Zaimi kishte 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit.

Ngrihen pikëpyetje mbi faktin si një person me çrregullime të rënda psikike kishte arritur të futej në radhët e policisë, duke rrezikuar si jetën e kolegëve por edhe të qytetarëve.

25-vjeçari pritet të dal nesër para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë, ku prokuroria ka kërkuar ‘burg pa afat’.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI